LAJMI I FUNDIT:

Pas koncertit madhështor, Capital T nis përgatitjet për albumin e ri

Pas koncertit madhështor, Capital T nis përgatitjet për albumin e ri
Capital T (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, në muajin shtator mbajti një koncert madhështor të quajtur “Time Capsule” në Tiranë, njëherësh ky ishte edhe projekti më i madh i tij në karrierën muzikore shumëvjeçare.

Pas këtij koncerti të përmasave botërore, Trim Ademi është duke punuar në albumin e ri, për të cilin tashmë ka filluar përgatitjet.


Ai njoftimin për fansat e bëri në rrjetet sociale, përkatësisht në Instagram duke publikuar një video të tij, nga e cila mori edhe reagime të shumta.

“Gjendja: Albumi është rrugës, herët në vitin 2020, hiti mbas viti”, ka shkruar 28-vjeçari krahas videos, që lë të kuptohet se do ketë hite të shumta.

Pas "Time Capsule", Capital T: Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat
Lexo po ashtu Pas "Time Capsule", Capital T: Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje, reperi shqiptar siç shihet gjatë kësaj kohe është duke punuar fuqishëm, pavarësisht angazhimeve të tjera.

Nga ana tjetër, i njëjti ka paralajmëruar edhe një tjetër bashkëpunim me reperin Majk, këngë kjo që pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Artistët numërojnë duete të shumta, teksa edhe kënga e re e tyre besohet se do të mirëpritet nga fansat e dyshes.

Ndryshe, “Sytë e tu” është realizimi i fundit muzikor i Capital T-së, që në platformën YouTube ka kaluar shifrën e nëntë milionë klikimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori