LAJMI I FUNDIT:

Pas finales, tifozët anglezë eskaluan: Fyejtën në baza racore Sakan, Rashfordin dhe Sanchon

Pas finales, tifozët anglezë eskaluan: Fyejtën në baza racore Sakan, Rashfordin dhe Sanchon

Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, që të gjithë që humbën penalltitë në finale të Euro 2020 ndaj Italisë, janë fyer në baza racore.

Përmes rrjeteve sociale, tifozët e Anglisë kanë fyer lojtarët e tyre, duke i fajësuara ata për dështimin që të fitonin Kampionatin e tyre të parë Evropian në histori.


Në lidhje me këto fyerje raciste, Federata e Futbollit të Anglisë ka reaguar menjëherë, duke dënuar ashpër ato veprime të tifozëve.

Mancini ngrit në 'qiellin e shtatë' lojtarët e Italisë
Lexo po ashtu Mancini ngrit në 'qiellin e shtatë' lojtarët e Italisë

“FA dënon me forcë të gjitha format e diskriminimit dhe është e tmerruar nga racizmi në internet që u është drejtuar disa prej lojtarëve tanë të Anglisë në mediat sociale”.

“Ne nuk mund të ishim më të qartë se kushdo që qëndron pas një sjelljeje të tillë të neveritshme nuk është i mirëpritur të ndjekë ekipin. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët e prekur ndërsa kërkojmë dënime më të ashpra të mundshme për cilindo”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të hequr diskriminimin nga loja, por i lutemi qeverisë të veprojë shpejt dhe të sjellë legjislacionin e duhur në mënyrë që ky abuzim të ketë pasoja të jetës reale”.

“Kompanitë e mediave sociale duhet të rriten dhe të marrin përgjegjësi dhe veprim për të ndaluar abuzuesit nga platformat e tyre, të mbledhin prova që mund të çojnë në ndjekje penale dhe mbështetje duke i bërë platformat e tyre të lira nga ky lloj abuzimi i neveritshëm”, thuhet në reagimi e federatës angleze.

Southgate i dëshpëruar, por krenar pas dështimit për ta fituar Kampionatin Evropian
Lexo po ashtu Southgate i dëshpëruar, por krenar pas dështimit për ta fituar Kampionatin Evropian

Gjuhën raciste e kanë dënuar edhe policia metropolitane e Britanisë, duke thënë se ata janë në dijeni dhe se do t’i ndjekin të gjitha rrugët për t’i ndëshkuar tifozët që kanë bërë fyerje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori