Pas debutimit në Formula 2, Mick Schumacher gati për provën e parë në Formula 1
274:"SPA, BELGIUM - AUGUST 27: Mick Schumacher of Germany prepares to drive his father Michael Schumacher's Benetton Ford B194 before the Formula One Grand Prix of Belgium at Circuit de Spa-Francorchamps on August 27, 2017 in Spa, Belgium. (Photo by Mark Thompson/Getty Images) 12:"Getty Images
Mick Schumacher po ndjek gjurmët e babait të tij, Michael Schumacher. Pas debutimit këtë fundjavë në garat e Formula 2 në Bahrejn, ku e mbylli garën i teti, ai po përgatitet për testin e parë në Formula 1 me Ferrarin .
Djali i legjendës së automobilizmit do të testohet të martën në një bolid të Formula 1, pikërisht me 'kokëkuqen', ku fama e të atit arriti kulmin.
Mick u shpall kampion në Formula 3 para se të kalonte në Formula 2, e tashmë do të bëjë hapin e tij të madh, në gjurmët e babait të tij legjendar, Michael Schumacher.
Të shumtë janë ata që po presin me padurim të shohin për herë të parë djalin e idhullit të tyre nën njëvendëshen e kuqe - transmeton Top Channel.
“Jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësie”, ka deklaruar Mick të premten.