LAJMI I FUNDIT:

Pas 11 vitesh vjen El Clasico i parë pa Messin dhe Ronaldon – Këto ishin formacionet e vitit 2007, pa dy yjet e mëdha botërore

Pas 11 vitesh vjen El Clasico i parë pa Messin dhe Ronaldon – Këto ishin formacionet e vitit 2007, pa dy yjet e mëdha botërore
Foto: Getty Images/ B/R Football

Derbi më i madh në La Liga, ai në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur ndryshe si El Clasico do të zhvillohet në vikendin e ardhshëm, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit spanjoll.

Barcelona është nikoqire e Real Madridit në ndeshjen derbi të javës së dhjetë të La Ligas, e cila do të zhvillohet të dielën nga ora 16:15 në Camp Nou.


El Clasicos në mes të dy skuadrave më të madha spanjolle ka sjell gjithmonë rivalitet të madh, por edhe emocione, atmosferë, gola dhe shumëçka tjetër.

Lëndohet Messi, lëshon fushën në pjesën e parë ndaj Sevillas
Lexo po ashtu Lëndohet Messi, lëshon fushën në pjesën e parë ndaj Sevillas

Kështu pritet të jetë edhe derbi i radhës, edhe pse pas plot 11 viteve pritet të zhvillohet një El Clasico pa dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon.

Ylli i Barcelonës, Messi, ka pësuar një lëndim gjatë të shtunës mbrëma ndaj Sevillas dhe u detyrua ta lëshoj fushën në pjesën e parë, ndërsa pas ekzaminimeve u mësua se argjentinasi do të mungojë plot tri javë.

Ronaldo dhe Messi para El Clasicos së fundit mes vete (Getty Images)

Në anën tjetër, Ronaldo pas nëntë sezoneve të kaluara të Mbretërit u largua këtë verë në drejtim të Juventusit për një shifër të raportuar rreth 110 milionë euro.

El Clasico e fundit pa Ronaldon e Messin u vendos nga Julio Baptista (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Largimi i Ronaldos dhe lëndimi i Messit ka bërë që kjo të jetë El Clasico e parë në 11 vitet e fundit pa njërin prej dy yjeve më të mëdha në botë në dekadën e fundit.

Konfirmohet dita dhe koha e zhvillimit të El Clasicos
Lexo po ashtu Konfirmohet dita dhe koha e zhvillimit të El Clasicos

El Clasico i fundit që ishte zhvilluar pa portugezin dhe argjentinasin ishte ajo e 23 dhjetorit të vitit 2007, e cila u zhvillua në Camp Nou dhe përfundoi me fitoren e Reali me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Julio Baptista.

Formacioni i Barcelonës, 4-3-3: Valdes; Puyol, Marquez, Milito, Abidal; Toure, Deco, Xavi; Ronaldinho, Eto’o, Iniesta.

Formacion i Real Madridit, 4-3-3: Casillas; Ramos, Pepe, Cannavaro, Heinze; Sneijder, Diarra, Baptista; Raul, Nistelrooy, Robinho.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori