LAJMI I FUNDIT:

Parker bën përgatitjet e fundit private në hotelin ku po qëndron në Cardiff, e gjitha kjo para meçit për pesha të rënda ndaj Joshuas

Parker bën përgatitjet e fundit private në hotelin ku po qëndron në Cardiff, e gjitha kjo para meçit për pesha të rënda ndaj Joshuas

Joseph Parker është duke kryer përgatitjet e fundit para meçit të së shtunës në Cardiff, meç ky i cili do të unifikoj titujt e botës për pesha të rënda.

Paker dhe Anthony Joshua do të ndeshen mes vete në ndeshjen e madhe të boksit për pesha të rënda.


Fuqia e pabesueshme e Anthony Joshuas kundër qëndrueshmërisë së madhe të Joseph Parkerit - Gjithçka çfarë duhet të dini në krahasimet mes dy boksierëve
Lexo po ashtu Fuqia e pabesueshme e Anthony Joshuas kundër qëndrueshmërisë së madhe të Joseph Parkerit - Gjithçka çfarë duhet të dini në krahasimet mes dy boksierëve

Boksieri nga Zelanda e Re dhe ai anglez do të përballen mes vete në mbrëmjen e së shtunës në takimin për unifikimin e titujve të peshave të rënda.

Dy kampionët botëror të pamposhtur do të takohet për titujt WBA, IBF dhe WBO në Principality Stadium te Cardiffit.

Parker nga Zelanda e Re është duke kryer përgatitjet e fundit në hotelin ku po qëndron në Cardiff, aty ku audienca e tij është e gjitha private, nga familjarë me shokë.

Mediumi i madh britanik Sportsmail me anë të fotografit të tyre Kevin Quigley ka bërë fotografi ekskluzive nga kjo përgatitje private e Parkerit.

Përgatitjet e Parkerit janë bërë nën drejtimin e trajnerit të tij personal, Kevin Barry, i cili ka emër të madh në botën e boksit.

Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua - Parker
Lexo po ashtu Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua - Parker

Ndryshe, Parker ka 24 fitore nga po kaq ndeshje, ndërsa 18 erdhën nga nokauti. Në anën tjetër, Joshua gjithashtu ka bilanc të qind për qind me 20 fitore nga 20 ndeshje, ku të gjitha janë me nokaut.

Ende nuk ka njoftim të saktë zyrtar, por spektakli i madh mes Joshuas dhe Parker pritet të fillojë rreth orës 23:00 në kohën tonë lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori