LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e pabesueshme e Anthony Joshuas kundër qëndrueshmërisë së madhe të Joseph Parkerit – Gjithçka çfarë duhet të dini në krahasimet mes dy boksierëve

Fuqia e pabesueshme e Anthony Joshuas kundër qëndrueshmërisë së madhe të Joseph Parkerit  – Gjithçka çfarë duhet të dini në krahasimet mes dy boksierëve

Anthony Joshua është disa ditë larg nga momenti kur mund t’i unifikojë të gjithë titujt në peshat e rënda në përballje ndaj Joseph Parker që zhvillohet në Cardiff.

Britaniku është favor i madh në këtë takim për t’i bërë bashkë të gjithë titujt në kategorinë e rëndë, ndërsa në këtë ndeshjen vjen me një rekord 21-0.


Madje dhe bastoret e shohin favorit boksierin shtatlartë.

Anthony Joshua e Joseph Parker . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Sportsmail ka analizuar pikat e forta por edhe të dobëta të dy boksierëve përpara ndeshjes së madhe.

Fuqia

Çdokush mund të mposht këdo në boksin e peshave të rënda, dhe kjo thënia ka marr kuptim disa herë.

Parker ka 18 ndeshje të mbyllura me nokaut në karrierë dhe këtu nuk ka dyshim që ka fuqi të madhe në duart e tij, por tri ndeshjet e fundit ai nuk i ka mbyllur me nokaut.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për kundërshtarin e tij, pasi Joshua i ka rrëzuar të gjithë 20 kundërshtarët e tij.

I fundit ai me Takamit që u mbyll në raundin e 10-të.

Joshua – Parker  ‪9:7  

Anthony Joshua . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Mjekra

Këtu është dallimi më i madh dhe pika më e fortë e Parkerit. 26-vjeçari nga Zelanda e Re, ka marr shumë shpesh grushte të forta, por nuk është rrëzuar kurrë.

Sa i përket Joshuas, kjo mbetet pika e tij më e dobët. Ai këtë e ka treguar me shokun e tij Daniel Dubois, që e ka rrëzuar disa herë në stërvitje sa ishin bashkë, pastaj edhe në meçin me britanikun Dillian Whyte në raundin e dytë.

Edhe Klitschko e rrëzoi në tokë njëherë në Wembley.

Rezultati: Joshua –Parker 6.5:9.0

Joshua dhe Klitschko. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Goditja

Fituesi i medalja së artë olimpike, Joshua është lavdëruar gjithmonë për goditjet e tij. Me teknikë të freskët dhe të pastër, londinezi krenohet me një goditje të fortë dhe jashtëzakonisht efektive, që i mban kundërshtarët e tij në këmbë larg dhe i shkatërron ngadalë.

Parker gjithashtu ka një goditje të fortë, por e përdor atë më rrallë. Ai më shumë zhvillon lojë taktike.

Joshua ka përparësi pasi me gjatësi e mban edhe më largë.

Joshua – Parker:  8:7

Joseph Parker (Getty)

Shpejtësia 

Parker e ka përshkruar veten si boksieri më i shpejtë në planet për kategorinë e tij.

Zelandezi ka aftësi të bëjë kombinime që do të mundojnë Joshuan.

Parker duhet të merret me gjatësinë dhe madhësinë e kundërshtarit, i cili preferon të bëjë hapa të shkurtër,  ndërsa punon mirë edhe afër litarëve.

Joshua – Parker 8: 8.5  

Joseph Parker . (Photo by Hannah Peters/Getty Images)

Mbrojtja

Është mirë që Parker e ka mjekrën e fortë, pasi që sa i përket shmangies dhe mbrojtjes nuk është në lartësi.

Kampioni i WBO, nuk është i mirë në mbrojtje.  Këtë e dëshmoi edhe ndaj Furyt ku mori disa goditje.

Joshua, në anën tjetër bokson me një mbrojtje të fortë dhe shumë rrallë mund ta godasësh.

Anglezi është më i avantazhuar në këtë kategori.

Joshua – Parker  8:6

Anthony Joshua . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Qëndrueshmëria

Një zonë tjetër ku Parker nuk duhet të ketë asnjë problem. Ai i ka mbyllur katër ndeshjet e fundit me 12 raunde duke treguar se mund të qëndrojë në këmbë.

Joshua ende nuk i ka shkuar përtej raundit të 11-të në karrierën e tij të shkurtër profesioniste, por ka treguar momente të lodhjes në fund të meçeve.

AJ ishte rrëzuar në raundin e pestë ndaj Klitschkos dhe këtë e vuajti edhe në raundin e gjashtë.

Nuk ka dyshim se Parker do të synojë ta mbajë luftën me ritëm të shpejtë dhe ta zgjat sa më shumë.

Parker . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Joshua – Parker : 7.5:9.0

Përfundimtarja  

Duke i llogaritur të gjitha vetitë atëherë boksieri britanik ka një avantazh në numrat final.

Joshua – Parker 46.5: 46.0

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori