LAJMI I FUNDIT:

Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua – Parker

Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua – Parker
16 janar 2018: Anthony Joshua dhe Joseph Parker përballë njëri-tjetrit në konferencën për media (Foto: Getty Images)

E shtuna e fundit për muajin mars është dita e shumë pritur për adhuruesit e boksit.

Pse, çfarë ka?


Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të përballen me njëri-tjetrin për titujt botëror në peshat e rënda.

27 mars 2018: Anthony Joshua nga Britania e Madhe dhe Joseph Parker nga Zelanda e Re, përballë njëri-tjetrit gjatë konferencë për media në studiot e Sky në Londër, Angli (Foto: Getty Images)

Parker (26 vjeçar) do të vendos në lojë titullin e tij WBO, kurse Joshua (28 vjeçar) do të mbrojë titujt WBA dhe IBF, në një përballje ku fituesi i merr të gjitha.

Ku do të mbahet ndeshja?

Në Principality Stadium të Cardiffit të shtunën me 31 mars, aty kur Joshua suksesshëm mbrojti titujt e tij ndaj Carlos Takam.

Kur fillon meçi?

Ende nuk ka njoftim të saktë zyrtar, por spektakli i madh mes Joshuas dhe Parker pritet të fillojë rreth orës 23:00 në kohën tonë lokale.

Se Anthony Joshuan është i pëlqyeri i tifozëve e tregon dhe kjo fotografi (Foto: Getty Images)

Por, ne do t’iu mbajmë të informuar dhe përditësuar me çdo detaj në kohë, që nga futja e sportistëve në stadium, personat e njohur që kanë vendosur ta shikojnë ndeshjen nga afër, ushtrimet e fundit, ecjen drejt ringut dhe çdo gjë tjetër.

Parashikimi:

Shumica e ekspertëve besojnë se Joshua do të fitojë, disa presin që më nokaut rreth rundit të tetë apo nëntë, pjesa tjetër me pikë.

Fuqia e pabesueshme e Anthony Joshuas kundër qëndrueshmërisë së madhe të Joseph Parkerit - Gjithçka çfarë duhet të dini në krahasimet mes dy boksierëve
Lexo po ashtu Fuqia e pabesueshme e Anthony Joshuas kundër qëndrueshmërisë së madhe të Joseph Parkerit - Gjithçka çfarë duhet të dini në krahasimet mes dy boksierëve

Përballjet e fundit:

Joshua në tre meçet e fundit ka gjitha fitore: Carlos Takam (nokaut teknik), Wladimir Klitschko (nokaut teknik) dhe ndaj Eric Molina (nokaut teknik).

Joseph Parker duke iu drejtuar turmës gjatë stërvitjes të hapur për media (Foto: Getty Images)

Parker gjithashtu ka të gjitha fitore në tre meçet e fundit: Hughie Fury (me vendim të shumicës), Razvan Cojanu (me vendim unanim) dhe ndaj Andy Ruiz (me vendim të shumicës së gjyqtarëve).

Statistikat:

Joshua ka 20 përballje dhe të gjitha i ka fituar me nokaut, kurse Parker nga 24 meçe nuk ka asnjë humbje dhe 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Anthony Joshua i buzëqeshur gjatë stërvitjes së hapur për media para përballjes me Parkerin (Foto: Getty Images)

Në total Joshua në karrierën si profesionist ka boksuar në 65 runde, kurse Parker në 123.

Joshua është 198 centimetra i gjatë, kurse Parker 193 cm.

Përfitimet:

Raportohet se ndarja është 67 me 33 për qind në favor të Joshuas. E përkthyer në vlerë monetare besohet 15 milionë euro për britanikun Joshua dhe tetë milionë për boksierin nga Zelanda e Re.

Vlen të theksohet se matjet zyrtare do të bëhen gjatë ditës së premte, ndërsa për t’u njohur më mirë me boksierët më poshtë keni disa video, kurse KËTU të gjitha lajmet rreth tyre. /Telegrafi/

Të gjitha nokautet e Joshuas:

Top 10 nokautet më të mira nga Parker:

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori