LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e Joshuas dhe Parkerit nga meçi i të shtunës, ndarja është bërë në raport 67:33 në favor të britanikut

Përfitimet e Joshuas dhe Parkerit nga meçi i të shtunës, ndarja është bërë në raport 67:33 në favor të britanikut
(Foto: Getty Images)

Anthony Joshua dhe Joseph Parker kanë kaluar disa muaj në bisedime për të arritur marrëveshje se si do t’i ndanin përfitimet dhe cili do të ishte çmimi i duelit të tyre për unifikimin e titujve.

Kampioni i WBO-së, Parker, të shtunën do ta arrijë përfitimin më të madh në karrierë, pavarësisht se cili do të jetë rezultati i meçit. Megjithatë, boksieri nga Zelanda e Re ka thënë se tash për tash nuk i intereson se sa para do të fitojë.


(Foto: Getty Images)

“Do ta mposht. Nuk kam vendosur akoma se si dua ta mposht, do ta shoh se si do të ndihem natën e duelit. Këta rripa janë të mitë. Mendoj se është koha ime, jam i ri, i shpejtë, i fortë dhe i vendosur për fitore. Nuk jam këtu për para, jam këtu për t’u bërë pjesë e historisë”, kishte thënë Parker në konferencën për shtyp.

Të gjitha lajmet për duelin JOSHUA vs. PARKER
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për duelin JOSHUA vs. PARKER

Edhe Joshua dëshiron ta vë emrin e tij në librat e historisë së boksit, pasi me këtë fitore do t’i afrohej objektivit të tij të madh të unifikimit të të gjithë titujve. Pastaj do t’i mbetej përballja me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.

(Foto: Getty Images)

Sido që të jetë, shumë para do të grumbullohen nga meçi ndërmjet Joshua dhe Parker që zhvillohet të shtunën (31 mars) në Cardiff.

Dueli i parë unifikues i Joshuas, ndaj Wladimir Klitschkos, siguroi 1.5 milion shikues nga oferta televizive “paguaj për të shikuar ” vetëm në Britani të Madhe dhe britaniku përfitoi 15 milionë funte (17.2 milionë euro).

(Foto: Getty Images)

Në duelin e tij të fundit ndaj Hughie Furyt në Mançester, Parker ka përfituar rreth 1.1 milion funte (1.26 milion euro) që do të thotë se promovuesit Matchroom Boxing dhe Eddie Hearn në asnjë mënyrë nuk kanë ofruar ndarje të barabartë të parave.

Bisedimet mes dy kampeve zgjatën me muaj, pasi përfaqësuesit e Parkerit nuk e pranonin ofertën e ulët, të cilën e konsideronin madje ofenduese. Kur u arrit marrëveshja, palët u pajtuan që përfitimet të ndaheshin në raport 67:33 në favor të Joshuas, falë profilit të tij të lartë në boks.

(Foto: Getty Images)

Përfitimet nga shitja e ofertave televizive “paguaj për të shikuar” pritet të arrijnë rreth 20 milionë funte (23 milionë euro) që do të thotë se Joshua do të përfitojë 13 milionë funte (15 milionë euro), kurse Parker do ta arrijë rekordin e përfitimeve në karrierë prej shtatë milionë funtesh (tetë milionë euro).

Të hyrat e AJ nga ky duel do të jenë akoma më të mëdha nëse kihen parasysh pagesat nga sponsorët. 28-vjeçari ka marrëveshje të mëdha me JD Sports, Beats, Lucozade dhe disa të tjerë, nga të cilët do të përfitojë rreth dy milionë funte (2.29 milionë euro) të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori