Paris Hilton tërhoqi vëmendjen në festivalin Brighton & Hove Pride in the Park 2026, ku u ngjit në skenë me një veshje që kujtoi një nga momentet më ikonike të historisë së muzikës pop.

Ylli amerikan, 45 vjeç, u shfaq me një fustan të shkurtër me motivin “Union Jack”, duke i bërë homazh paraqitjes legjendare të Geri Halliwell (Ginger Spice) në ceremoninë Brit Awards të vitit 1997.


Ajo e kombinoi veshjen me çizme deri në gjunjë, aksesorë me diamante dhe një mikrofon me shkëlqim, ndërsa interpretoi hitet e saj para mijëra të pranishmëve, shkruan DailyMail.

Gjatë performancës, Paris u shfaq plot energji, duke komunikuar vazhdimisht me publikun dhe duke ndarë skenën me valltarë të veshur gjithashtu me kostume të frymëzuara nga flamuri britanik.

Për Hilton, eventi ishte edhe një moment familjar. Në prapaskenë e mbështetën fëmijët e saj, Phoenix dhe London, si edhe nëna Kathy Hilton, motra Nicky Hilton dhe kushërira Brooke Wiederhorn.

Vetë Paris ndau në Instagram disa momente nga prapaskena, duke treguar atmosferën festive të ditës.

Në të njëjtin festival performoi edhe Mel C, ish-anëtarja e Spice Girls, e cila u rikthye në skenë menjëherë pas muajit të mjaltit me bashkëshortin e saj Chris Dingwall, duke e bërë edicionin e këtij viti të Brighton Pride edhe më të veçantë për adhuruesit e muzikës pop. /Telegrafi/