LAJMI I FUNDIT:

Parashikohen 13 gjërat e çmendura që mund të ndodhin në futbollin e meshkujve dhe femrave gjatë vitit 2023

Parashikohen 13 gjërat e çmendura që mund të ndodhin në futbollin e meshkujve dhe femrave gjatë vitit 2023

Nga Kampionati Botëror deri te Evropiani për femra, 12 muajt e fundit shfaqën pamje impresionuese në botën e futbollit.

Ekipi i femrave të Anglisë më në fund sollën një trofe në shtëpi, Lionel Messi më në fund fitoi Kupën e Botës dhe Arsenali tani parashikohet të fitojë titullin e Ligës Premier.


Ky vit do të sjellë më shumë skena dramatike, më shumë argëtim dhe më shumë ndeshje të pabesueshme. Në këtë artikull, ju mund të shikoni 14 parashikime që mund të ndodhin në vitin 2023.

Me një Kampionat Botëror për Femra të planifikuar për më vonë këtë vit, do të ishte e gabuar të mos përfshihej edhe futbolli i femrave në këto parashikime, raporton GivemeSport.

Pra, uluni, merrni frymë thellë dhe hidhini një sy asaj që mund të ndodhë në mbarë botën në 12 muajt e ardhshëm:

Lionel Messi fiton Topin e Artë

Le të fillojmë me një parashikim që mund të realizohet me lehtësi. Parashgikohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë ta shtojë edhe të tetin në kabinetin e tij.

Ai do ta përfundojë sezonin fuqishëm, i mbështetur nga suksesi i tij me Argjentinën në Kampionatin Botëror që u mbajt në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar.

Edhe pse ai nuk do të përputhet me shfirat e golave ​​të yjeve si Erling Haaland apo Kylian Mbappe, do të jetë e pamundur të injorohen paraqitjet e jashtëzakonshme të Messit në Katar.

Lionel Messi with the World Cup trophy

Arsenali fiton Ligën Premier dhe Superligën e Femrave

Arsenali mund të dominojë futbollin anglez këtë vit, veçanërisht nëse ky parashikim bëhet i vërtetë.

Topçinjtë janë aktualisht pesë pikë larg në krye të tabelës së Ligës Premier, dhe ndërsa ka ende një rrugë të gjatë për të bërë deri në fund të sezonit, ekipi i meshkujve po u tregon vazhdimisht kritikëve të tyre parashikimet e gabuara që vazhdojnë t’i bëjnë rreth formës së tyre.

Mikel Arteta do të duhet të bëjë disa blerje të zgjuara në afatin kalimtar të janarit, por një skuadër e përforcuar mund të jetë ende në krye të tabelës në maj.

Trajneri i ekipit të femrave te Arsenali, Jonas Eidevall është në një pozicion të ngjashëm. Skuadra e tij është goditur nga lëndimet, por nënshkrimet e mira në javët e ardhshme mund të jenë të mjaftueshme për t’i dhënë fund dominimit të Chelseat në Superligën e Femrave.

Blutë janë aktualisht në krye të tabelës, por Arsenali është vetëm tre pikë prapa, dhe me një lojë më pak. Fiton përballjen kundër rivalëve të tyre në Londër më vonë këtë muaj dhe Gunners janë papritur në krye të tabelës.

Arsenal captain Leah Williamson at the Emirates

Erling Haaland ka shënuar 50 gola në Ligës Premier

Sezoni i parë i Erling Haaland në Ligën Premier ka nisur një fillim të shkëlqyer dhe sulmuesi norvegjez ka shënuar tashmë 21 gola të jashtëzakonshëm.

Duke pasur parasysh tendencën e tij për të shënuar hat-trick në vazhdimësi, parashikohet që Haaland të thyejë rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon të Ligës Premier. Në fakt, hamendësohet se ai mund të arrijë edhe shifrën magjike, 50 gola.

Rekordi aktual është 34 gola, i vendosur nga sulmuesi i Manchester United, Andy Cole në 1993-1994 dhe Alan Shearer i Blackburn në 1994-1995.

Erling Haaland celebrates scoring for Man City

Anglia fiton Kupën e Botës për femra

Emri i Sweet Caroline ende mund të kumbojë në veshët e tifozëve anglezë pas Euro 2022, dhe pa kaluar shumë kohë, mund ta këndojnë përsëri.

Anglia shkon në Kupën e Botës për Femra si favoritë e madhe dhe ka të ngjarë të jetë ende e pamposhtur nën drejtimin e trajneres Sarina Wiegman.

Ndërsa do të ketë shumë kundërshtarë të ashpër gjatë rrugëtimit – si Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca – parashikohet që Luaneshat të shkojnë deri në fund.

England captain Leah Williamson lifts the Euro 2022 trophy

Cristiano Ronaldo do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Fundi i vitit 2022 nuk shkoi ashtu siç priste Cristiano Ronaldo. Pasi njollos statusin e tij legjendar në Manchester United me një intervistë shpërthyese me Piers Morgan, ylli portugez u eliminua nga Kampionati Botëror në fazën çerekfinale.

Ylli 37-vjeçar tani është në Arabinë Saudite për të luajtur për Al Nassr, parashikohet që pesë herë fituesi i Topit të Artë të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Pa asnjë turne të madh ndërkombëtar deri në Euro 2024, Ronaldo do ta shohë si momentin e duhur për të lejuar një brez të ri talentesh të rritet për Portugalinë.

Cristiano Ronaldo playing for Portugal

West Ham do të bjerë nga Liga Premier

Është gjithmonë e ndërlikuar të parashikosh se cilat skuadra do të bien në kampionat në fund të sezonit, por gara për të mbijetuar në këtë sezon mund të sjellë një surprizë.

West Ham ka humbur pesë ndeshje radhazi në Ligën Premier, dhe po i shmanget zonës së rënies vetëm për shkak të diferencës së golave. Presioni po rritet mbi trajnerin David Moyes, por edhe nëse ai shkarkohet së shpejti, një trajner i ri do të ketë pak kohë për t’i kthyer gjërat.

Sigurisht që do të ishte një tronditje të shihje West Ham të bije nga liga, veçanërisht pasi ata përfunduan në vendin e shtatë sezonin e kaluar, por parashikohet që kjo të ndodhë.

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 26: Jarrod Bowen of West Ham United reacts during the Premier League match between Arsenal FC and West Ham United at Emirates Stadium on December 26, 2022 in London, England. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Watford do të kalojë nëpër pesë trajnerë

Mund të jetë një vit i ri, por disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Watford kishte katër trajnerë në vitin 2022, dhe parashikohet se ata do të sjellin edhe një tjetër në vitin 2023.

Në garën për trajner mund të shfaqen Sean Dyche dhe Marcelo Bielsa, me Big Sam të futur teksa Watford shkon drejt zonës së rënies.

Watford manager Slaven Bilić

Fituesit surprizë i Ligës së Kampionëve

Kulmi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni do të sjellë disa surpriza.

Në turneun e meshkujve, parashikohet që Napolin ose Benfica të dalin jashtë çdo parashikimi dhe të fitojnë titullin.

Në garën e femrave, parashikohet se Bayern Munich ose Wolfsburg mund të befasojnë Barcelonën dhe Lyonin dhe të kurorëzohen kampione të Evropës.

Napoli players celebrating

Manchester United kualifikohet për herë të parë në Ligën e Kampionëve për femra

Duke folur për Ligën e Kampionëve për Femra, viti 2023 do të jetë viti që Manchester United përfundimisht kualifikohet në turne.

Që nga anëtarësimi në Superligën e Femrave në vitin 2019, Djajtë e Kuq kanë përfunduar në vendin e katërt për tre sezone radhazi, vetëm një vend larg futbollit evropian.

Këtë sezon, me yje si Alessia Russo, Ella Toone dhe Ona Batlle në skuadër, ekipi po duket më mirë se më parë.

Një fitore kundër Arsenalit në fund të vitit të kaluar e futi Manchester Unitedin në garën për titull, dhe ndonëse ata mund të dështojnë në këtë, parashikohet që ato të mposhtin Manchester Cityn në garën për vendin e tretë.

Ella Toone playing for Manchester United against Brighton

Alexia Putellas do të rikthehet nga lëndimi i ligamenteve në formën më mirë se kurrë më parë

Tifozët e futbollit mbetën të kënaqur kohët e fundit pasi pamjet treguan lojtaren më të mirë të Barcelonës, Alexia Putellas duke vrapuar në një fushë futbolli.

Dy herë fituesja e Topit të Artë pësoi një dëmtim të ligamenteve në prag të Euro 2022 dhe që atëherë është fokusuar në rikuperimin e saj.

Me një nga mentalitetet më të mëdha të kampionëve në futboll, nuk ka dyshim se Putellas do të rikthehet më mirë se kurrë.

Barcelona's Alexia Putellas with her Ballon d'Or trophy

Tarifa e transferimit të futbollit për femra do të thyhet disa herë

Futbolli i femrave do të shkojë mirë e më mirë këtë vit, dhe me këtë do të vijnë më shumë investime.

Si rezultat, parashikohet që klubet të shpërndajnë para gjatë afateve të transferimeve të këtij viti.

Tarifa aktuale rekord e transferimit në futbollin e femrave është Keira Walsh, e cila u transferua në Barcelonë për një shumë mbi 400 mijë euro.

Alessia Russo, Ona Batlle dhe Damaris Egurrola kanë tërhequr vëmendjen dhe mund të nxisin tarifa të mëdha nëse do të lëviznin këtë muaj, ndërsa çdo klub që dëshiron të blejë yje si Aitana Bonmati, Lena Oberdorf dhe Vivianne Miedema do të duhet të shpenzojë pak më shumë.

England star Keira Walsh at a press conference

Neymar do të lëndohet ose do të pezullohet për ditëlindjen e motrës së tij

Më 11 mars, ne po parashikojmë që Neymar të lëndohet ose të pezullohet. Kjo për shkak se Neymar është gjithmonë i lënduar ose i suspenduar për ditëlindjen e motrës së tij.

Për të qenë të drejtë, Neymar luajti në ditëlindjen e Rafaellas vitin e kaluar, por para kësaj, ai mungoi në ndeshjet rreth ditës së madhe të motrës së tij në shtatë nga tetë sezonet.

Pra, në fillim të marsit, kini kujdes për një ndërhyrje të nxituar nga Neymar, ose një “lëndim në stërvitje”.

Neymar looks on during training

Futbolli anglez për meshkuj do të emërojë trajneren e parë femër

Nuk ka ende një trajnere në katër ligat kryesore të futbollit të meshkujve në Angli, por parashikohet që në këtë vit do të emërohet një trajnere femër nga njëra prej ligave të meshkujve.

Nuk do të jetë Emma Hayes – ajo nuk do të largohet nga Chelsea ndërsa është ende kaq e suksesshme – por Shelley Kerr, Hope PoWell ose Sonia Bompastor mund të jenë trajneret për ta bërë hapin e madh. /Telegrafi/

Former England manager Hope Powell

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori