LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Barcelona – Sporting Gijon

Parashikim: Barcelona – Sporting Gijon
Barcelona's Uruguayan forward Luis Suarez (L) celebrates after scoring a goal during the Spanish league football match Real Sporting de Gijon vs FC Barcelona at El Molinon stadium in Gijon on February 17, 2016. AFP PHOTO / MIGUEL RIOPA / AFP / MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Barcelona të mërkurën mbrëma zhvillon një ndeshje që pritet të fitohet prej katalonasve kundër Sporting Gijonit.

Vendi: Nou Camp, Barcelonë
Koha: 01 mars (e diele), 19:30


Lajmet e ekipeve

Barcelona

Lucas Digne dhe Jordi Alba do të luftojnë për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi që Jeremy Mathieu ka lënduar ligamentet e këmbës.
Luis Enrique duhet të zgjedh një katërshe tjetër mbrojtëse me në qendër me Samuel Umtitin dhe Gerard Piquen.
Ivan Rakitic dhe Andre Gomes do të duhet t presin deri në momentet e fundit për të marrë dritën e gjelbër të mesfushës.

Formacionet e mundshme: Barcelona - Sporting Gijon
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Barcelona - Sporting Gijon

Sporting Gijon

Jorge Mere do të mungojë shkaku i kartonit të kuq të marrë kundër Celta Vigos.
Jean-Sylvain Babin dhe Lillo do të rivalizojnë për një vend në qendër të mbrojtjes, ndërsa Alberto Lora pritet të zëvendësoj Douglasin.

Top Lojtarët

A e dini se…?

Barcelona ka fituar në dy pjesë në 9 nga 11 ndeshjet e fundit kundër Sporting Gijonit në të gjitha garat.

Barcelona ka fituar 10 prej 11 ndeshjeve të fundit kundër Sporting Gijonit në të gjitha garat.

Barcelona janë të pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit në La Liga.

Barcelona ka shënuar të paktën 3 gola në 4 ndeshjet e fundit kundër Sporting Gijonit në të gjitha garat.

Sporting Gijon ka dështuar të fitoj në 19 nga 21 ndeshjet e fundit në La Liga.

Barcelona si vendase ka shënuar më shumë se dy gola në katër ndeshjet e fundit në La Liga.

Analizë

Barcelona ka shënuar fitore me një gol në minutat e fundit të Lionel Messi, e cila gjë ishte hera e dytë rresht që  fiton në çastet e fundit, përkatësisht kundër Leganes dhe Atletico Madridit.

Luis Enrique ende mbetet nën presion në Camp Nou, por përkohësisht gjatë fundjavës ishte lider i La Ligas.

Mysafirët do të ketë në sy ndeshjen e tyre të fundjavës kundër Deportivos dhe do të kërkojnë të marrin pikë edhe kundër Blaugranas.

Parashikim: Barcelona 4-1 Sporting Gijon