LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje të jashtëzakonshme me Vitessen, rritet ndjeshëm vlera e Milot Rashicës

Paraqitje të jashtëzakonshme me Vitessen, rritet ndjeshëm vlera e Milot Rashicës

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë në kampionatin holandez.

Ylli nga Vushtrria ka shënuar gola dhe ka bërë asistime të rëndësishme me fanellën verdh e zi të Vitesses.


Paraqitjet e jashtëzakonshme me skuadrën holandeze i kanë rritur edhe vlerën yllit kosovar.

Deri më tani Rashica kishte një vlerë në ‘Transfermarkt’, prej 3,5 milionë eurove.

Milot Rashica gjatë një ndeshje në Ligën e Evropës përballë skuadrës franceze Nice

Por vlera e vushtrriasit është rritur ndjeshëm pasi çmimi i ri sipas faqes së specializuar për transferime është pesë milionë euro.

Me rritjen e vlerës, Rashica barazohet me bashkështetasin e tij Arbër Zeneli i cili gjithashtu ka vlerën pesë milionë euro.

Në 10 takimet e para në elitën e futbollit holandez, Rashica ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

21-vjeçari ka pasur paraqitje të mira edhe në Ligën e Evropës ku ka bërë dy asistime në tri ndeshjet e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori