LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet një rast me grip të shpezëve në Podujevë, AUV rekomandon disa masa për fermerët

Paraqitet një rast me grip të shpezëve në Podujevë, AUV rekomandon disa masa për fermerët
Foto: Ilustrim

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

 Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

 Mbani shpezët në kushte të mira,

 Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

 Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

 Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

 Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

 Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

 Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

 Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

 Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin:

0800 111 22 Pa pagese 24h. /Telegrafi/