LAJMI I FUNDIT:

Paqueta mungon ndaj Brescias, thuhet se ka kërkuar largimin nga Milani

Paqueta mungon ndaj Brescias, thuhet se ka kërkuar largimin nga Milani
Lucas Paqueta (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Lucas Paqueta nuk do të udhëtojë me Milanin për ndeshjen ndaj Brescias dhe raportet e mediave në Itali pretendojnë se ai ka kërkuar të lihet jashtë.

Braziliani arriti në San Siro një vit më parë, por është lidhur me një largim nga Rossonerët këtë dimër, pasi filloi vetëm tetë ndeshje në ligë këtë sezon.


Largimi i Paquetas thuhet se pritet të ndodh, pasi lojtari mungon për ndeshjen e kësaj jave në Serie A ndaj Brescia.

Milani ia vendos Paquetas çmimin e largimit
Lexo po ashtu Milani ia vendos Paquetas çmimin e largimit

Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, Paqueta i kërkoi Stefano Piolit që ta linte atë jashtë skuadrës, që do të thotë se ai është duke pritur për një largim.

Në mesin e lojtarëve të zgjedhur për këtë lojë, është Ricardo Rodriguez, i cili është lidhur me një transferim në Fenerbahce.

Davide Calabria mungon ende, por Mateo Musacchio dhe Hakan Calhanoglu janë përfshirë në skuadër.

Ekipi i Milanit për ndeshjen ndaj Brescia: Begovic, A. Donnarumma, G. Donnarumma; Conti, Gabbia, Hernandez, Kjaer, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Bennacer, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Krunic; Castillejo, Ibrahimovic, Leao, Piatek, Rebic, Suso

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori