Në prag të ndeshjes me Ukrainën, Cristian Panucci ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për situatën në ambientin kuqezi, pas humbjes ndaj Kosovës.
Trajneri i Shqipërisë theksoi se lojtarët janë të ndërgjegjshëm për atë “black out” që u ndodhi me Kosovën dhe të gjithë duam të tregojmë ndaj Ukrainës, se ne nuk jemi ata që u shfaqën në Zyrih.
Si është gjendja e skuadrës pas ndeshjes me Kosovën?
Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë koshientë që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime.
Ajo me Kosovën ishte menduar si më e lehta dhe kjo me Ukrainën më e vështira…
Nuk ka ndeshje të vështira apo të thjeshta. Në futboll ndodh që të përjetosh një “Black Out” dhe këtë përjetuam edhe ne me Kosovën. Kam parë në sy lojtarët e mi dhe jam i bindur që me Kosovën nuk ishin ata që unë njoh. Të gjithë ishin të mërzitur për paraqitjen dhe në të tilla raste, duhet ulur koka për të punuar dhe për të reaguar.
Nëse nuk vjen ky reagim as nesër, çfarë do të mendojë trajneri?
Pas ndeshjes do të flasim, por jam i sigurt që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë serioze. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me Kosovën.
Keni menduar ndryshim moduli, apo ndryshim emrash për sfidën me Ukrainën?
Diçka duhet të bëjmë dhe diçka do të ndryshojmë. Nuk dua të përcjell justifikime, por këta janë lojtarët që kemi të grumbulluar. Megjithatë do të provojmë të ndryshojmë diçka.
Fusha ku do të luhet, është më shumë terren stërvitor, sesa stadium. Keni biseduar me Shevchenkon për këtë?
Kam folur me Shevchenkon dhe jemi dakord që stadiumi nuk është i një niveli të lartë. Gjithsesi është një terren ku mund të luhet mirë futboll dhe mua më intereson të shoh skuadrën time të luajë mirë dhe të tregojë vlerat në fushë.
Do të ndikojë mungesa e tifozërisë?
Mungesa e tifozërisë natyrisht që është një element për t’u marrë në konsideratë, por neve nesër duhet të përqendrohemi në fushë. Duhet të tregojmë se nuk jemi ata që luajtën ndaj Kosovës dhe kemi shumë motive për të bërë mirë. Natyrisht që nuk do të ketë shumë në stadium, do të jenë të shumtë para televizorit dhe duhet të bëjmë mirë. /Supersport/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike
Nuk ka avancime në bisedimet për kontratën e re, Juventusi mund ta shes njërin prej lojtarëve më të mirë këtë sezon
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon “një strukturë të re të pronësisë” të Real Madridit
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën