LAJMI I FUNDIT:

Pamjet tregojnë se si Iago Aspas ‘shkatërron’ monitorin e VAR-it pas vendimit kontrovers ndaj ekipit të tij

Pamjet tregojnë se si Iago Aspas ‘shkatërron’ monitorin e VAR-it pas vendimit kontrovers ndaj ekipit të tij

Iago Aspas e nxori zemërimin e tij në monitorin e VAR-it, pasi Celta Vigos iu anulua një penallti në sekondat e fundit në ndeshjen e tyre në La Liga kundër Sevillas.

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 69-të të sfidës së së shtunës në Estadio Municipal de Balaídos, u ngrit në këmbë kur Celta mori një penallti çastet e fundit të takimit.


Gjyqtari Alejandro Hernandez bëri me shenjë tek pika e bardhë, pasi Jesus Navas bëri një ndërhyrje të palejuar në zonë, por, për habinë e shumë njerëzve,  ai e hodhi poshtë vendimin fillestar pas një rishikimi në VAR.

Kartoni i verdhë i Navas u anulua shpejt dhe një Aspas i zemëruar i bëri të qarta ndjenjat e tij pasi rezultati mbeti 1-1.

Ish-anësori i Liverpoolit marshoi drejt monitorit të VAR, përpara se ta shtynte atë me një shuplakë të shpejtë.

Aspas, i cili ka të ngjarë ta ketë future veten në probleme të mëdha pas incidentit, më vonë shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e diskutueshëm të gjyqtarit në intervistën e tij pas ndeshjes.

“Bilanci bie gjithmonë në të njëjtën anë dhe sot kur mund të na kishte favorizuar, ai shkon në VAR për ta parë atë që ka parë e gjithë Spanja”.

“Kemi kaluar dymbëdhjetë ditë dhe në shtatë ndeshje bilanci gjithmonë bie në anën tjetër. Ne duam të jemi liga më e mirë në botë dhe nuk po avansojmë kështu”, është shprehur Aspas pas ndeshjes.

Për rastin në fjalë, pas ndeshjes kritika të ashpra në drejtim të gjyqtarit pati edhe ish-trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, por tashmë ishte vonë pasi ndeshja kishte përfunduar me rezultat të barabartë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori