LAJMI I FUNDIT:

Pamje se si do të duket Camp Nou i ri: Tifozët e Barcelonës në ‘qiellin e shtatë’

Pamje se si do të duket Camp Nou i ri: Tifozët e Barcelonës në ‘qiellin e shtatë’

Barcelona do të luajë larg Camp Nout për një vit për shkak të rinovimit të planifikuar të stadiumit ikonik.

Blaugranasit kanë kërkuar të zgjerojnë shtëpinë e tyre për disa vite dhe u desh të vonojnë procesin, i cili do të sjellë një kapacitet të ri prej 110,000 ulësesh.


Gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, stadiumi Santiago Bernabeu i Real Madridit iu nënshtrua një rinovimi dhe ata përfunduan duke luajtur në stadiumin Alfredo Di Stefano me kapacitet 6,000 para asnjë tifozi.

Me presidentin Laporta që shpreson të fillojë operacionin rinovues 3-4 vjeçar në verën e vitit 2022, Barca ka të ngjarë të luajë ndeshjet e tyre në stadiumin Johan Cruyff.

“Ne po shqyrtojmë mundësi të ndryshme, por kandidati më i fortë është Stadiumi Johan Cruyff”, ka deklaruar Laporta për radio stacionin katalanas RAC1 të premten.

“(Camp Nou i ri) është thelbësor për qëndrueshmërinë e klubit dhe të ardhmen e tij të afërt. Ndikimi që do të ketë për Barçën është kritik në mënyrë që ne të mund të konkurrojmë me konkurrentët tanë të cilët tashmë kanë bërë atë që nevojitet”.

Ekipet e femrave të klubit luajnë në stadiumin e Kategorisë 3 të UEFA-s, të quajtur sipas ish-lojtarit dhe trajnerit legjendar të Barcelonës, me terren të vendosur pranë objekteve stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper.

Mund të strehojë 6,000 mbështetës, por Laporta dëshiron që ajo të rritet në 50,000 nëse ekipi i meshkujve luan atje.

Një alternativë tjetër është stadiumi Montjuic, i cili priti ceremoninë e hapjes olimpike të vitit 1992 dhe është përdorur nga rivalët e Barcelonës, Espanyol.

Projekti, i cili është planifikuar që nga viti 2016, është një projekt i kushtueshëm edhe pse për shkak të borxhit të konsiderueshëm të Barcelonës, ata duhet të marrin hua fondet nga diku tjetër.

Raportimet thonë se Barcelona është në bisedime me bankën e investimeve Goldman Sachs për një hua prej 1.27 miliardë funte për të financuar rizhvillimin e Nou Camp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori