LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga paraqitja e Pogbas kundër Burnleyt – aty kur tregohet se çfarë mund të bëjë francezi kur është në top formë

Pamje nga paraqitja e Pogbas kundër Burnleyt – aty kur tregohet se çfarë mund të bëjë francezi kur është në top formë

Paul Pogba ka dhuruar njërën ndër paraqitjet më të mira në fanellën e Manchester United në takimin ndaj Bunrleyt që u zhvillua të martën mbrëma.

Mesfushori francez duket se ka lënë pas vetës periudhën e vështirë që kishte në klub, duke u shndërruar në një lojtar kyç në strategjitë e Ole Gunnar Solskjaer.


Pogba dhuroi një spektakël në fitoren minimale 1-0 të Djajve të Kuq, gjë që nuk ishte parë prej kohësh nga ai.

Mesfushori 27-vjeçar shënoi golin e fitores në minutën e 71-të, por që më shumë është shikuar paraqitja e tij.

Pamjet më poshtë tregojnë se çfarë arriti të bënte mbrëmë fituesi i Kupës së Botës kundër skuadrës së Sean Dyches. /Telegrafi/