Pamelës nuk i ec martesa as për të tretën


Pamela Anderson i ka dhënë fund për të tretën herë martesës me bashkëshorin e saj Rick Salomon.
Ky do të jetë divorci i tretë i tyre, pasi ylli i serialit ‘Baywatch’ është martuar dhe divorcuar edhe dy herë të tjera nga lojtari i pokerit.
Pamela dhe Salomon u martuan në fillim në vitin 2007 dhe u divorcuan vetëm 2 muaj pas festës.
Më pas, në janar të vitit të kaluar u martuan edhe një herë tjetër, për t’u ndarë sërish pas 6 muajsh. Gjithsesi, këtë ndarje ajo e anuloi një javë më vonë.
Por, sipas ‘TMZ’, Pamela Anderson ka vendosur të ndahet për herë të tretë. Dhe, e treta mbase mund të jetë e vërteta.
Aktorja 47-vjeçare ka qenë e martuar më parë edhe me muzikantët Tommy Lee (1995-1998) dhe Kid Rock (2003-2006). /Tch/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































