LAJMI I FUNDIT:

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i gatshëm për të luftuar dhe të etur për sukses dhe përmirësim.

Rikthimi i tyre i madh mori një goditje kundër Paris Saint-Germain dhe Cadiz, por katalanasit janë përsëri në rrugën e duhur si në La Liga Santander ashtu edhe në Copa del Rey.

Skuadra e Ronald Koeman kishte një gëzim të madh që nuk ishte përjetuar në “Camp Nou” për një kohë të gjatë, por ndodhi të mërkurën në mbrëmje.

Pavarësisht se tribunat ishin bosh, skuadra bëri një rikthim që zakonisht frymëzohen kur ka shumë njerëz në stadium.

Barcelona mori një fitore të rëndësishme në La Liga kundër Sevillas në fundjavë, e cila i lejoi ata të konfirmonin kthimin e tyre në garën për titull.

Të mërkurën, ata përfunduan një rikthim prej dy golave disavantazh për të arritur në finalen e Copa del Rey.

Gjithçka dukej ndryshe në dhjetor, më shumë momente të errëta, nga humbja kundër PSG-së, te arrestimi i Josep Maria Bartomeut.

Tani edhe trajneri Koeman duket më i fortë në stol, pasi vendimet e tij po funksionojnë dhe fjalët e tij dëgjohen nga skuadra.

Holandezi arriti t’i mbijetojë një periudhe kur skuadra kishte shumë lëndime, por më shumë komplikime kishte edhe rreth të ardhmes së Lionel Messit.

Ai arriti ta rikthej në formë argjentinasin, duke prezantuar po ashtu edhe yje rë ri si Pedri, Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza.

Me gjërat që shkojnë mirë në fushë, zgjedhjet më në fund kanë ardhur dhe klubi do të ketë një president të ri të hënën.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa ishin të pranishëm të mërkurën në mbrëmje.

Barcelona ka nevojë për drejtim dhe udhëheqje, ashtu si stafi dhe lojtarët që ka nevojë për fokus dhe objektiva.

Koeman dëshiron t’i sjellë disa emra duke planifikuar sezonin 2021/22, ndëra Leo Messi po mendon të qëndrojë.

Te Barcelona ka filluar të lind dielli përsësi, pasi duket se stuhia ka kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori