LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re Aliana Mawla

Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re Aliana Mawla

Liam Payne bëri daljen e tij të parë publike me të dashurën e re Aliana Mawla të hënën (23 maj), disa javë pas ndarjes nga e fejuara, Maya Henry.

Ish- ylli i One Direction ishte krah për krah me bruneten tërheqëse, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish të fejuarën e tij, pasi mbërriti në aeroportin Heathrow atë mëngjes.

Çifti i ri u panë teksa kalonin terminalin pas një fluturimi plot ngjarje nga Los Angeles, shkruan DailyMail.

E dashura e re e artistit u dallua me një bluzë të bardhë dhe të shkurtër, teksa u kap për krahun e tij.

Ajo i shtoi ‘look’-ut të saj me një palë pantallona të lirshëm dhe atlete të bardha, ndërsa çanta Chanel e gjelbër që mbante në dorën i dha një pamjeje të relaksuar.

Duke ecur së bashku me të dashurën e tij, Liam u pa i veshur me një bluzë të zezë të lirshme dhe tuta sportive të bashkuara me një palë atlete vrapimi të bardha të freskëta.

Dyshja u përpoqën të mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa prisnin bagazhin e tyre, megjithatë Liam hodhi krahun mbi shpatullat e modeles brune.

MailOnline konfirmoi ekskluzivisht se Liam dhe Maya u ndanë për një kohë të pacaktuar muajin e kaluar pasi më parë anuluan fejesën e tyre në qershor 2021 – vetëm për të rindezur romancën e tyre dy muaj më vonë.

Lajmi për ndarjen erdhi vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit ku shihej me krahët e tij të mbështjellë rreth modeles amerikane Aliana, 24 vjeç, u shfaqën në një llogari të fansave në Instagram së bashku me imazhe të tjera të çiftit të kapur për dore.

Zeshkania, e cila numëron 300,000 ndjekës në Instagram, ishte pjesë e videoklipit të 2018 të Liam për bashkëpunimin e J.Balvin, “Familiar”.

Liam Payne ndahet nga e fejuara Maya Henry - teksa shfaqen fotot e tij në krahët e modeles amerikane Aliana Mawla
Lexo po ashtu Liam Payne ndahet nga e fejuara Maya Henry - teksa shfaqen fotot e tij në krahët e modeles amerikane Aliana Mawla

Për të konfirmuar romancën e tyre të re, Aliana që atëherë ka postuar disa foto romantike të çiftit së bashku.

Më parë, Liam ishte në lidhje me Cheryl Cole, 38 vjeç, por çifti u nda në vitin 2018 pas një romance dyvjeçare e gjysmë dhe bashkë kanë një fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori