LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë para shfaqjes së madhe në “Super Bowl”, DJ Tiësto tërhiqet nga performanca

Pak ditë para shfaqjes së madhe në “Super Bowl”, DJ Tiësto tërhiqet nga performanca

DJ i famshëm holandez dhe producenti, Tiësto, njoftoi të enjten se nuk do të jetë në gjendje të përmbushë planet e tij për të qenë pjesë e performancës së shumëpritur në Super Bowl të kësaj fundjave.

“Unë dhe ekipi im kemi qenë duke përgatitur diçka vërtet të veçantë për muaj me radhë, por një emergjencë personale familjare më detyron të kthehem në shtëpi të dielën në mëngjes”, shkroi Tiësto në Instagram, shkruan CNN.


“Ishte një vendim i vështirë për të mos marrë pjesë, por familja gjithmonë vjen e para. Faleminderit NFL për bashkëpunimin dhe mezi pres të punoj me ta për të sjellë diçka të mahnitshme së bashku në të ardhmen”, tha ai.

Foto: Tiësto/Instagram

Në një intervistë të publikuar më herët të enjten para anulimit të tij, DJ tha se ishte “më shumë i emocionuar se çdo gjë tjetër” për të interpretuar në ngjarjen spektakolare sportive.

“Dyqind milionë njerëz që shikojnë? Po, kjo është një presion i vogël”, tha Tiësto, duke iu referuar pritshmërive të audiencës së Super Bowl.

“Por unë jam më shumë i emocionuar se për çdo gjë tjetër. Shumë njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për Tiëston do të më njohin”, tha ai.

Foto: Tiësto/Instagram

Një zëdhënës për NFL i tha CNN se ata janë duke punuar në gjetjen një DJ zëvendësues.

Artistët muzikorë të tjerë të parashikuara për lojën e madhe të së dielës në Las Vegas përfshijnë Usher si interpretues gjatë shfaqjes ‘half-time’, së bashku me paraqitjet para ndeshjes nga Andra Day, Post Malone dhe Reba McEntire. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori