LAJMI I FUNDIT:

Pagesat sekrete të pagave të Juventusit, 17 lojtarë dhe rreth 60 milionë euro të përfshira

Pagesat sekrete të pagave të Juventusit, 17 lojtarë dhe rreth 60 milionë euro të përfshira

Gazeta italiane Il Fatto Quotidiano raporton se 17 lojtarë janë përfshirë në pagesat sekrete të pagave të Juventusit, që arrijnë në pothuajse 60 milionë euro në total.

Raporti i gazetës italiane detajon se si klubi deklaroi publikisht se katër muajt e pagave do të hiqeshin nga lojtarët gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19, por në realitet klubi vendosi marrëveshje sekrete për të paguar skuadrën e tyre ‘nën tavolinë’.


Giorgio Chiellini me sa duket e pranoi këtë në një seri mesazhesh në rrjetin social WhatsApp të dërguara në bisedën e grupit të skuadrës së Juventusit në fazat e fundit të marsit të vitit 2020.

Guardia di Finanza – policia financiare italiane – gjeti marrëveshjet mes Juventusit dhe 16 lojtarëve, me një total prej 56.6 milionë euro deri në 61.8 milionë euro, për të paguar fshehurazi pagat e tyre.

Njëmbëdhjetë nga këto marrëveshje janë nënshkruar, për pak më shumë se 30 milionë euro.

Në gjashtë prej këtyre rasteve janë gjetur marrëveshje private të nënshkruara nga të dyja palët, në katër janë firmosur vetëm nga Juventusi dhe në një nuk ka pasur asnjë nënshkrim.

Bianconerët janë në ‘ujë të nxehtë’ dhe rrezikojnë të ndëshkohen për këtë, duke shpjeguar pse presidenti Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve dhanë dorëheqjen të hënën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori