Manny Pacquiao dhe Adrien Broner po zhvillojnë një duel të nivelit të lartë në MCM Grand në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Boksieri filipinas është 40-vjeçar dhe është 11 vjet më i moshuar se kundërshtari i tij, por dëshiron të dëshmojë se akoma mund të dalë triumfues.
Manny Pacquiaodhe Adrien Broner (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)
Në 69 ndeshje të karrierës së tij profesionale që ka filluar në vitin 1995, Pacquiao ka arritur 60 fitore.
Nga ana tjetër, 29-vjeçari Broner ka arritur 33 fitore në 38 meçe të zhvilluara dhe dëshiron ta forcojë rekordin e tij ndaj Pacquiaos.
Koha e meçit
Dueli kryesor i mbrëmjes, pikërisht ai ndërmjet Pacquiao dhe Broner, do të zhvillohet të shtunën në Las Vegas me fillim rreth orës 23:00 (ndërsa me kohën tonë, rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës).
Manny është kampion në kategorinë e mesme të lehtë në WBA dhe do ta mbrojë titullin e tij përballë boksierit amerikan.
“Kjo është një sfidë, sepse është dueli im i parë si një 40-vjeçar. Kam diçka për t’u dëshmuar të gjithëve se çfarë do të thotë kjo.
“Mosha është vetëm një numër. Rëndësi ka mënyra si përgatitesh dhe angazhimi i madh që bën”, ka thënë Pacquiao për këtë përballje.
Manny Pacquiao (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)
Duelet tjera (që fillojnë rreth orës 3:00 mëngjesit me kohën tonë):
Rau’shee Warren vs Nordine Oubaali (dueli i vlefshëm për titullin WBC në kategorinë super të lehtë)
Badou Jack vs Marcus BroWne (dueli i vlefshëm për titullin WBA në kategorinë e lehtë)
Jhack Tepora vs Hugo Ruiz (dueli i vlefshëm për titullin shumë të lehtë të WBA)
/Telegrafi/