LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: De Biasi është i interesuar për ta drejtuar Kosovën

Pacolli: De Biasi është i interesuar për ta drejtuar Kosovën

Behxhet Pacolli , ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, është takuar me trajnerin Gianni de Biasin.

Ai ka folur rreth mundësisë së angazhimit të trajnerit italian në përfaqësuesen e Kosovës.


“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.

Kujtojmë se De Biasi shkroi historinë me Shqipërinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Trajneri 61-vjeçar është i papunë pas një aventure disamujore me skuadrën spanjolle të Alavesit pas dorëheqjes prej kombëtares shqiptare.

Ndryshe, Kosova është në kërkim e sipër të një trajneri pas largimit të strategut disavjeçar të përfaqësueses sonë, Albert Bunjakit. /Telegrafi/