Fundjava në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të sjell ndeshjet e xhiros së 14-të.
Pesë sfida do të luhen ditën e shtunë, ndërsa vetëm një takim është i rezervuar për të dielën. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të luaj në udhëtim me Brera Strumicën.
Atmosferë pozitive mbizotëron në kampin e struganëve pas fitores në derbi me Shkëndijën, të cilët tashmë kërkojnë edhe fitoren e radhës.
“Jemi në një moment shumë të mirë, sidomos pas asaj fitore ndaj Shkëndijës. Atmosfera në grup është e shkëlqyer, ka shumë pozitivitet në skuadër, ashtu që shpresoj një ambient i tillë të vazhdojë edhe pas ndeshjes me Brera. E respektojmë kundërshtarin, mirëpo nëse luajmë sikurse në ndeshjen e fundit, me përkushtim maksimal dhe dëshirë të njëjtë, besoj se edhe nga Strumica do të rikthehemi me rezultat pozitiv”, është shprehur Besart Ibraimi.
Shkëndija e Tetovës në shtëpi do të pret Tikveshin e Kavadarit. Kuqezinjtë në këtë ndeshje kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve, pasi tre ndeshjet e fundit regjistrojnë dy barazime dhe një humbje. Lajm i mirë është paralajmërimi i rikthimit të “Ballistëve” në tribunën “Marshin Beqiri” dhe mesfushori Endrit Krasniqi beson se me tifozët prapa vetes, skuadra kuqezi do të jetë më e fortë për të sjellë reagimin e pritur.
“Mendoj se pas disa ndeshjeve në të cilat nuk kemi shkuar mirë, shpresoj që të kthehemi te fitoret. Ky është qëllimi ynë dhe besoj ta arrijmë në fund. Mendoj se të gatshëm apo jo, skuadra duhet të reflektojë, sepse tanimë është momenti i fundit për të reflektuar. Kështu që presim në ndeshjen e nesërme të fitojmë dhe të vazhdojmë tutje. Po, ky është një super lajm për ne, sepse është një mbështetje, është një reflektim ndryshe nga ne. “Ballistët” janë domethënia e këtij ekipi, kështu që me mbështetjen e tyre edhe për ne do të jetë më e lehtë”, ka thënë Endrit Krasniqi.
Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari do të përballet me Bregallnicën në Reçicë, teksa Voska Sport do të luajë me Vardarin e Shkupit. Në program të ditës së shtunë është edhe ndeshja Makedonija Gjorçe Petrov – Rabotniçki.
Ndërkohë të dielën do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo ndërmjet Sileksit dhe Shkupit në Kratovë. Të gjitha takimet e xhiros së 14-t në Superligën e Maqedonisë së Veriut janë paraparë të luhen nga ora 13:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim