LAJMI I FUNDIT:

Ozil e pranon që Wenger i mungon shumë te Arsenali

Ozil e pranon që Wenger i mungon shumë te Arsenali

I padëshiruari te Arsenali, Mesut Ozil ka thënë se shumë në klub po ndjejnë mungesën e ish-menaxherit Arsene Wenger.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, nuk e ka regjistruar Ozil për ndeshjet e Ligës Premier dhe të Ligës së Evropës këtë sezon.


E ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur sidomos pas këtij vendimi ‘absurd’, por Ozil ka mbetur i palëkundur për qëndrimin në Emirates.

Tifozët e Arsenalit të kthyer në tribuna kërkuan rikthimin e Ozilit në skuadër
Lexo po ashtu Tifozët e Arsenalit të kthyer në tribuna kërkuan rikthimin e Ozilit në skuadër

Ozil së fundmi është pyetur nëse e konsideron Wengerin si një baba, ndërsa ai nuk hezitoi të tregojë se i mungon ish-trajneri.

“Ai ishte me të vërtetë një menaxher fantastik dhe gjithashtu si një figurë babai për mua dhe shumë lojtarë të tjerë…”.

Wenger ‘sulmon’ Artetan: Ozil nuk është i vështirë për t’u menaxhuar, ai është artist i futbollit
Lexo po ashtu Wenger ‘sulmon’ Artetan: Ozil nuk është i vështirë për t’u menaxhuar, ai është artist i futbollit

“Unë mendoj se shumë njerëz përreth Arsenalit me të vërtetë po e ndjejnë mungesën e tij”, ka thënë Ozil.

Wenger ishte një nga arsyet kryesore që Ozil vendosi të largohej nga Real Madridi drejt Arsenalit shtatë vjet e gjysmë më parë në një transferim prej 42.5 milionë funtesh. /Telegrafi/