LAJMI I FUNDIT:

Ousmane Dembele, mrekullia e Xavit që i ka hyrë në punë Barcelonës

Ousmane Dembele, mrekullia e Xavit që i ka hyrë në punë Barcelonës

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kjo është kryesisht falë Ousmane Dembeles.

Katalanasit janë në shortin e së premtes dhe presin një kundërshtar për turin tjetër, ku do të zhvillohen dy ndeshje.


Lojtari francez ishte lojtari dhe protagonisti vendimtar i ndeshjes së së mërkurës mbrëma, me krosimet, vrapimet dhe golin e tij.

Xavi ka rikuperuar versionin më të mirë të francezit, ndërsa në stadiumin “Camp Nou” u dëgjuan thirrjet: “Allez, allez, Ousmane Dembele”:

Të gjitha poshtë djathtas

Krahu i djathtë dominoi lojën sulmuese në përballje kundër Real Sociedad dhe nuk është rastësi që ishte zona në të cilën lëvizi Dembele.

Francezi çekuilibroi ndeshjen dhe i mbante në punë kundërshtarët e tij vazhdimisht. Ai nuk pushoi kurrë së kërkuari portën e Alex Remiro.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund mundi mbrojtësit përballë tij dhe doli në arrati për të dërguar një goditje me këmbën e djathtë në rrjetë.

Forma

Me këtë gol, francezi, i cili mori duartrokitje në këmbë kur Xavi e zëvendësoi në minutën e 84-të, tani ka shënuar tetë gola këtë sezon dhe ka dhënë shtatë asistime në 26 ndeshje.

Numrat e tij na ftojnë të mendojmë se Dembele më i mirë është rikthyer. Rekordi i tij më i mirë si lojtar i Barcelonës është në sezonin 2018/19, sezoni i tij i dytë në Camp Nou: në 42 ndeshje ai shënoi 14 gola dhe dha tetë asistime.

Në sezonin e tij të parë, ai shënoi katër gola dhe krijoi nëntë.

Lavdërim nga Xavi

Trajneri i Barcelonës, kishte thurur lavde për francezin që në shtator.

“Ai është i lumtur, i kënaqur, ai është i rëndësishëm për mua, për grupin… ai bën diferencën, ai asiston, ai shënon, ai është kamë (lloj thike) dhe është në një moment të mirë”.

“Unë nuk dua të hedh lule, por aftësia që ai ka në një përballje është në nivelin e Neymarit më të mirë”, kishte thënë ai në shtator.

Tani, francezi është edhe më në formë se sa ishte atëherë dhe madje është vendimtar.

“Ai është një kamë . Unë e shoh atë të lumtur. Ai është vdekjeprurës. Ai ka kushte të jashtëzakonshme. Ai është një nga më të mirët në botë në pozitën e tij. Jam shumë i lumtur për të. Ai ka kthyer tabelat dhe nuk është e lehtë te Barcelona. I kemi dhënë besim, besoj shumë, shumë tek ai”.

“Sot loja e tij është e jashtëzakonshme”, deklaroi Xavi.

Kundërshtarët në frikë

Para tij po përkulen edhe shokët e skuadrës dhe rivalët. “Është një nder të kesh Ousmane në ekip”, ka thënë Alejandro Balde pas ndeshjes në Kupën e Mbretit.

“Nëse i jep gjysmë metri, je i humbur”, përmblodhi trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil komentin për lojën e Dembeles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori