LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shpirtin solidar të Kosovës e treguan ushtarët e FSK-së dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit pas tërmetit në Turqi

Osmani: Shpirtin solidar të Kosovës e treguan ushtarët e FSK-së dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit pas tërmetit në Turqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë mbrëmë në programin përmbyllës të fushatës “Art për Shpresë”.

Osmani ka thënë se është e nderuar që të jetë në këtë iftar të përbashkët, ku të gjithë i mbledhim forcat bashkë rreth një kauze kaq të rëndësishme e humanitare, e këtë po e bëjmë në muajin e shenjët të Ramazanit, që është muaj i mirësisë e solidaritetit ndërnjerëzor.


“Populli ynë, populli i Kosovës e ka traditë që gjithnjë t’i qëndrojë pranë njëri-tjetrit. Solidaritetin e kemi kultivuar në vazhdimësi, ashtu siç i jemi gjetur pranë edhe shtetit turk në muajin shkurt pas tërmetit shkatërrues, e sërish jemi edhe sonte këtu për ta demonstruar shpirtin human për qytetarët turq që kanë nevojë edhe më tej për ndihmën dhe përkrahjen tonë”, ka thënë  Osmani.

Ky aktivitet që mbanë emrin “Art dhe shpresë”, sipas presidentes, është një përpjekje që sadopak t`u dalim ndihmë miqve tanë në Turqi, dhe të gjithë atyre që pësuan nga tërmeti i shkurtit të këtij viti, i cili mori mijëra jetë dhe la shumë njerëz pa strehë.

“Secili nga ne mund të bëj diçka pak që për ta do të thotë shumë. Ata që më së shumti e treguan shpirtin solidar të Kosovës ishin ushtarët tanë të FSK-së dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit. Ata shpëtuan jetë dhe njëkohësisht u shndërruan në krenarinë e vendit tonë. Natyrisht që pasojat e kësaj tragjedie janë tepër të mëdha, për fat të keq jetërat nuk kthehen më, por janë lidhjet ndërmjet popujve, lidhjet e fuqishme që janë krijuar gjatë kësaj periudhe që sadopak do t’ju ndihmojnë që ta zbusin këtë dhimbje”, ka theksuar Osmani.

Më tej, presidentja ka thënë se secili qytetarë i Kosovës e ndanë dhimbjen me ta dhe do të bëjmë çfarëdo që mundemi që t`u dalim në ndihmë për t`ua lehtësuar sadopak dhimbjen.

“Prandaj një mobilizim sikur ky sonte është në funksion të së mirës, ndaj sonte i ftoj të gjithë vullnetmirët që të bëjnë gjithçka që munden në mënyrë që t’i ndihmojnë këta qytetarë. Që sadopak të ndihmojmë që këtyre qytetarëve të Turqisë, t`ju kthejnë shpresën dhe motivin për jetë” ka thënë presidentja, duke shtuar se: “Çfarëdo ndihme për ta do të thotë shumë. Prandaj, shpresa dhe arti sonte janë një. Që të dyja janë në funksion të ndihmës e solidaritetit për të goditurit nga tërmeti. Prandaj jam e bindur që secili do ta tregojë shpirtin solidar, duke hapur zemrën me ndihma konkrete për ata që pësuan nga tërmeti”.

Në vitet më të errëta për ne, Turqia hapi dyert për shumë refugjatë nga Kosova dhe Turqia qëndroi me ne në çdo hap në procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, ka thënë Osmani, duke shtuar se: “Ne do të jemi falënderues përherë, e tani është koha që t’ia kthejmë këtë të mirë duke ndihmuar si mundemi e me çfarë mundemi për të gjithë qytetarët e goditur nga tërmeti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori