LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Qeveria sillet me arrogancë, me Hotin nuk jam takuar asnjëherë – po fshihet prapa një buzëqeshje cinike

Osmani: Qeveria sillet me arrogancë, me Hotin nuk jam takuar asnjëherë – po fshihet prapa një buzëqeshje cinike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi, ka folur për punën e deritashme të Qeverisë Hoti, Gjykatën Speciale, zgjerimin e mundshëm të koalicionit qeverisës, Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për të ardhmen politike të saj. 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Qeveria po sillet me arrogancë, duke shtuar se me kryeministrin Avdullah Hoti nuk kanë zhvilluar asnjë takim që nga marrja e mandatit nga ky i fundit.


Osmani gjatë intervistës për “Përballje”, në Telegrafi ka thënë se Qeveria nuk mund të sillet me arrogancë, por që duhet të ofrojë shembull të bashkëpunimit.

“Qeveria nuk mund të sillet më një arrogancë, nuk mund të sillet keq me njerëzit, votën e të cilëve e kërkon. Por, duhet të ulesh dhe të ofrosh shembull të bashkëpunimit, të diskutosh edhe me deputetë që nuk e kanë votuar më parë. Të diskutosh me deputetë që nuk janë fare në koalicion qeverisës. Të diskutosh me partitë opozitare, për një temë kaq të rëndësime si për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Shpërfillje, injorancë e paparë më herët. Nuk e kanë vetëm me mua, por e kanë një qasje pak a shumë me të gjithë”, deklaroi ajo.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në emisionin “Përballje”  në Telegraf (Foto: Ridvan Slivova)

Kryeparlamentarja ka thënë se me kryeministrin Hoti nuk është takuar asnjëherë për të diskutuar tema të rëndësishme për vendin.

“Është e pamundur dy institucione të mos-bashkëpunojnë. Asnjëherë kryeministri Hoti nuk ka trokitur në këtë institucion, mbi të gjitha i përgjigjet Kuvendit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kurrë nuk ka dashur të vijë dhe të bashkërendojë qoftë temën e dialogut, qoftë temën e pandemisë, qoftë temën e rimëkëmbjes ekonomike. Zyrat bisedojnë vetëm për çështje teknike”.

“Në qoftë se kryeministri Hoti në secilën pyetje të deputetëve përgjigjet me cinizëm, me ofendime të cilat tenton t’i fsheh prapa një lëkurë të qengjit, por është vetëm lëkurë dhe të gjithë do ta kuptojnë me kohë. Atëherë unë nuk e di qysh presin rezultat dhe presin vota”, potencoi ajo.

Themelimi i partisë së re, Vjosa Osmani flet për profilet që do t’i bashkohen
Lexo po ashtu Themelimi i partisë së re, Vjosa Osmani flet për profilet që do t’i bashkohen

Osmani thotë se Hoti fshihet prapë një buzëqeshje, që sipas saj është cinike.

“Në qoftë se jeni realist, ju e kuptoni ofendimet që bën Hoti. Kur ai del në intervista dhe thotë se Osmani nuk ka asnjë rol kushtetues, a nuk po e kuptoni arrogancën e Hotit prapa asaj buzëqeshje cinike. Unë besoj që këto gjëra njerëzit do t’i kuptojnë përfundimisht. Je kryeministër, në vend se të japësh shembullin e bashkëpunimit, a i ka dhënë të kundërt, duke prishur çdo urë të bashkëpunimit”, shtoi më tej ajo.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në emisionin “Përballje”  në Telegraf (Foto: Ridvan Slivova)

Osmani gjithashtu ka thënë se LDK pas prishjes së koalicionit me LVV-në ka pasur gjithmonë synim që të hyjë në koalicion me PDK-në.

Sipas kryeparlamentares, është vetëm çështje kohe se kur LDK do ta ftojë PDK-në në Qeveri. Për të gjitha këto veprime Osmani thotë se LDK do ta merr përgjigjen e duhur nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetarja e Kuvendit Osmani ka folur edhe për të ardhmen politike të saj dhe për profilet që mund t’i bashkohen asaj në iniciativën që pritet ta themeloj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori