LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Për ne dielli lind në perëndim

Osmani: Për ne dielli lind në perëndim

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut, ka prezantuar motivet e tij për të hyrë në garën për president, duke theksuar nevojën për të parandaluar ndikimin rus në vendin e tyre. Osmani ka theksuar se Rusia nuk është një aleat tradicional për Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se interesat strategjike të Rusisë përfshijnë mbajtjen e Ballkanit jashtë zonës së influencës së Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, tha mes tjerash Osmani.


Ai shtoi se rruga nuk është e lehtë, dhe se ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. /Telegrafi/