LAJMI I FUNDIT:

Osmani për median arabe: Kosova në 16 vite shtet, lë pas vendet e rajonit në shumë fusha

Osmani për median arabe: Kosova në 16 vite shtet, lë pas vendet e rajonit në shumë fusha

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për median arabe “Al Aan” për rrugëtimin e Kosovës në këto 16 vite shtet.

Osmani ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në 16 vitet e fundit në kaq shumë fusha, duke filluar nga procesi i shtet ndërtimit te zhvillimi i demokracisë.


“Në të gjitha aspektet, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm dhe tani ia kalon edhe vendeve të tjera në rajon dhe më gjerë, nëse mund të them në kaq shumë nga këto fusha. Edhe raportet ndërkombëtare që publikohen herë pas here tregojnë se Kosova është kampione në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit, pra përgjithësisht në sundimin e ligjit”.

E para e vendit thotë se ajo që është më e rëndësishmja është se Kosova është një histori e përbashkët suksesi e popullit të Kosovës, e institucioneve të Kosovës dhe e bashkësisë ndërkombëtare.

“Është një dëshmi se çfarë mund të arrijnë vendet që vërtet mbrojnë vlerat kur punojnë së bashku, kur qëndrojnë së bashku përballë regjimeve hegjemoniste dhe regjimeve gjenocidale dhe në fakt luftojnë për liri, për pavarësi dhe demokraci”.

Osmani: Vuçiqi qëndron pas sulmit në Banjskë, ma konfirmuan aleatët
Lexo po ashtu Osmani: Vuçiqi qëndron pas sulmit në Banjskë, ma konfirmuan aleatët

“Që nga viti 2008 kur shpallëm pavarësinë, praktikisht duhej të ndërtonim aq shumë nga ato që kemi sot nga e para, të ndërtonim institucione që nuk i kishim kurrë më parë, të sigurohemi që këto institucione të kenë disa nga proceset më demokratike dhe administrative”.

Osmani thotë se pavarësisht sfidave dështimi nuk shihet si opsion.

Sa u përket njohjeve ndërkombëtare, Osmani thotë se mungesa nga disa vende po dëmton popullin.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të mëdha apo të vogla, sado larg gjeografikisht janë nga Kosova, t’i bashkohen pjesës tjetër të botës që kanë marrë vendimin e guximshëm por të drejtë për ta njohur Republikën e Kosovës pasi që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në vitin 2010, Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

“Dhe nuk ka as një parim të përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe as një rezolutë të OKB-së që është shkelur nga Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Tani me këtë konfirmim dhe me faktin se vendet që e kanë njohur Kosovën nuk kanë humbur asgjë. por e kundërta, ata kanë fituar mikun, kanë fituar partnerin dhe një aleat me të cilin mund të punojnë së bashku për sfidat dhe vlerat e përbashkëta, duhet veprojnë edhet shtete tjera”, ka deklaruar ndër të tjera Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori