LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Maas the Roth: Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të RMV-së

Osmani në takim me Maas the Roth: Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të RMV-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot është për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku u takua me nikoqirin e tij, Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Michael Roth.

Në fokus të bisedimeve në takimin midis Osmanit dhe Maas-it ishin përgatitjet para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Kranjës, tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë dhe situatat e fundit politike në vendin tonë.


“Është fakt se Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të të gjithë rajonit. Kemi Samit të rëndësishëm përpara nesh dhe mbështetja e partnerëve si Gjermania është e domosdoshme, para së gjithash, edhe për kapërcimin e dallimeve me Bullgarinë në mënyrë që të zhbllokohet procesi, por edhe për rikthimin e kredibilitetit të BE-së në rajon, duke u përballur në këtë mënyrë me skepticizmin në BE”, theksoi Osmani.

Takimi me Ministrin e Shtetit për Evropën, Roth, u shfrytëzua për riafirmimin e pozicionit gjerman lidhur me dosjen tonë evropiane, për çështjet aktuale rajonale, por edhe për diskutimin e hapave të ardhshëm dhe reformat e nevojshme për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së.

“Ballkani gjeografikisht nuk është në periferi të Evropës, prandaj nuk duhet të jetë as në periferinë e vëmendjes politike. Diplomacia jonë është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe realizimin e vizionit për një të ardhme të parashikueshme evropiane”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori