LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë të përkushtuar në intensifikimin e dialogut politik, me qëllim kthimin e besimit

Osmani-Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë të përkushtuar në intensifikimin e dialogut politik, me qëllim kthimin e besimit

Rruga evropiane do të ndikojë pozitivisht në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, vlerësuan në takimin e sotëm në Bruksel ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk,  thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në takim, siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, është biseduar për të rejat e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, lidhur me sulmin fizik ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.


Ministri Osmani theksoi se deklaratat provokuese dhe fyese të një deputeti të Parlamentit Evropian sigurisht që nuk kontribuojnë në atmosferën e përgjithshme në këtë periudhë, për të cilën, siç tha, tashmë janë bërë reagime të duhura zyrtare.

“E informova eurodeputetin Kyuchyuk për përpjekjet për de-eskalim të retorikës së tensionuar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevojës për kthimin e dinamikës pozitive në marrëdhëniet tona” tha Osmani.

Nga atje shtojnë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë të përkushtuar në intensifikimin e dialogut politik, me qëllim kthimin e besimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori