LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Festa e Shteteve të Bashkuara është edhe festë për pavarësinë tonë

Osmani: Festa e Shteteve të Bashkuara është edhe festë për pavarësinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Amerikane për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ka uruar popullin amerikan në 246 vjetorin e pavarësisë.

Presidentja Osmani ka uruar posaçërisht ata që shërbejnë në vendin tonë, duke thënë se e di që është vështirë që të mos jenë në vendin e tyre dhe larg njerëzve që duan, por ata duhet ta dinë se Kosova është shtëpia e tyre e dytë.


“Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për shumë në mbarë botën është toka e lirisë dhe e mundësive, shtëpia e të lirëve dhe trimave, por është gjithashtu mbrojtësi global i paqes dhe lirisë dhe një vend shprese dhe rehatie për njerëzit anembanë globit që besojnë në të njëjtin vizion për botën tonë dhe për të ardhmen…”, ka thënë presidentja, transmeton KP.

“Sot nuk është vetëm një festë për Shtetet e Bashkuara, është një festë për pavarësinë tonë, Kosovën, dhe popullin tonë të pavarur gjithashtu. Ajo që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë bërë për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën për të ekzistuar, për çdo burrë dhe grua, për çdo fëmijë që e quan Kosovën shtëpi, shkon përtej çdo partneriteti të njohur në botë. Në ditët tona më të mira, dhe në ditët tona më të këqija, Amerika ka qëndruar gjithmonë pranë nesh, dhe ne do të jemi gjithmonë pranë jush “, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori