LAJMI I FUNDIT:

Oscar: Do isha i lumtur po të rikthehesha te Chelsea

Oscar: Do isha i lumtur po të rikthehesha te Chelsea

Mesfushori skuadrës kineze, Shanghai SIPG, braziliani Oscar ka pranuar se një kthim në Angli mund të jetë në horizont pasi dëshiron kthimin te ish-skuadram Chelsea.

Mesfushori brazilian la Chelsea për t’u bashkuar me Superligën Kineze në janar të vitit 2017.


Transferimi i tij skuadrës së Shanghai SIPG i kushtoi plot 52 milionë funte apo 60 milionë euro, duke thyer kështu rekordin e transferimeve.

Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto)
Lexo po ashtu Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto)

Megjithatë, Oscar ka shprehur dëshirë për tu kthyer në Ligën Premier, te ish-skuadra e tj, Chelsea.

“Po, unë do të kthehesha, unë jam ende i ri, jam vetëm 26 vjeç”, ka thënë fillimisht Oscar për PL Brasil.

Oscar duke festuar një gol tek Chelsea

“Kush e di, në dy apo tre vjet mund të rikthehem në Ligën Premier… Do të isha shumë i lumtur”.

Zyrtare: Oscar dënohet me tetë ndeshje mos-lojë shkaku i ‘trazirave’ në ndeshje (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zyrtare: Oscar dënohet me tetë ndeshje mos-lojë shkaku i ‘trazirave’ në ndeshje (Foto/Video)

“Preferoj të kthehem për Chelsean, nëse do ma hapnin derën për tu rikthyer”, përfundoi braziliani.

Ndryshe, Oscar erdhi te Blutë e Londrës në vitin 2012, ku zhvilloi plot 131 ndeshje, duke shënuar edhe 21 gola. /Telegrafi/