Mesjavën e ardhshme fillon stinori pranveror i garave me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Të martën zhvillohen tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendjen e zgjojnë përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Llapi – Ballkani
Prishtina – Drita
Drenica – Ulpiana (ndeshja zhvillohet në Drenas në stadiumin me bari sintetik)
A@N – Flamurtari
Trepça’89 – Ferizaj
Istogu – Gjilani
Arbëria – Feronikeli (ndeshja zhvillohet në Ferizaj)
Dukagjini – 2 Korriku