LAJMI I FUNDIT:

Orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës po shkon drejt fazës finale me skuadrat që synojnë përmes kësaj gare daljen në arenën ndërkombëtare.

Kësisoj aktualisht gjashtë skuadra çerekfinaliste do të kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale.

Drenica ka qenë skuadra me fat e cila ka marrë një ‘biletë’ për në gjysmëfinale pa ndeshje pasi shorti deshi kështu.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka caktuar edhe terminin për ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Kësisoj ndeshje e parë në Çerekfinale do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit më 6 mars ku Drita do të jetë nikoqire e Vëllaznimit nga Gjakova.

Llapi – Prishtina ndeshja më interesante në çerekfinalet e Kupës së Kosovës (Foto: FC Prishtina)

Ditën e mërkure me datën 7 mars do të luhen dy ndeshje tjera tejet interesante.

Gjilani do të jetë nikoqir i skuadrës së vetme nga Liga e Parë, Vushtrrisë.

Ndërkohë finalja para finales do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në Podujevë ku Llapi do ta mirëpres Prishtinën.

Edhe ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen vetëm nga një takim, ndërsa në rast barazimi do të ketë lojë shtesë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/