eksperti ad

Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e shtunë.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje ndërsa ditën e diel katër të tjera.


Feronikeli që me ardhjen e Sulejman Starovës nuk di ende për fitore do të jetë nikoqire e Lirisë së Prizrenit.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku skuadra me po të njëjtin emër pret kampionin në fuqi Trepçën ’89.

derbi i ditës së diel do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Liderin Dritën.

Prishtina do të luaj në udhëtim te Vllaznia e Pozhoranit, ndërsa Besa do të jetë nikoqire e Drenicës.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku takohen dy skuadrat kuq e zi, Flamurtari dhe Vëllaznimi. /Telegrafi/ E shtunë, ora 15:00 Gjilani – Trepça’89 Gjyqtarë: Tefik Maloku, Alban Ejupi, Bekim Rama, Bardh Ajeti
Delegat: Bajram Krasniqi

Feronikeli – Liria Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Visar Kastrati
Delegat: Isak Ejupi

E diel, ora 15:00 Llapi – Drita Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Isak Ceroviku
Delegat: Xhafer Dobra

Vllaznia – Prishtina Gjyqtarë: Besnik Batalli, Benon Këpuska, Fatmir Abrashi, Erdall Zasella
Delegat: Rasim Gimolli

Besa – Drenica Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Dardan Çaka
Delegat: Skender Jashari

Flamurtari – Vëllaznimi Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Safet Berisha, Selami Haziri, Shpëtim Murtezi
Delegat: Ahmet Turku

telegrafi sport app