LAJMI I FUNDIT:

Onana dhe Calhanoglu shpjegojnë grindjen me Dzekon në fushë gjatë ndeshjes ndaj Portos

Onana dhe Calhanoglu shpjegojnë grindjen me Dzekon në fushë gjatë ndeshjes ndaj Portos

Andre Onana dhe Hakan Calhanoglu kanë shpjeguar se çfarë ndodhi në atë përleshje në fushë me Edin Dzekon gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Porton.

Nerazzurrët morën një fitore 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8-tës, falë një goli të vonshëm nga Romelu Lukaku, tentativa e parë e të cilit kishte dalë nga asistimi i Nicolo Barellas.


Çuditërisht, vetëm disa javë pas një tjetër mosmarrëveshjeje të keqe në sy të të gjithëve mes Barellës dhe Lukakut, pati një tjetër grindje mes shokëve të skuadrës së Interit.

Onana dhe Dzeko po bërtisnin me njëri-tjetrin, me Calhanoglu që vepronte si pajtues duke u përpjekur të mbulonte gojën e portierit dhe të qetësonte situatën.

Nuk ndalen zënkat mes lojtarëve të Interit – tani ishte radha e Onanas dhe Dzekos, futet në mes Calhanoglu
Lexo po ashtu Nuk ndalen zënkat mes lojtarëve të Interit – tani ishte radha e Onanas dhe Dzekos, futet në mes Calhanoglu

“Është një situatë normale, ne jemi në Ligën e Kampionëve dhe të gjithë duan të fitojnë. Tashmë kemi qeshur, këto gjëra ndodhin kur adrenalina është e lartë”, ka thënë Calhanoglu për Sky Sport Italia.

Portieri shpjegoi gjithashtu pikëpamjen e tij për incidentin me Dzekon dhe siguroi se tashmë është zgjidhur.

“Këto gjëra ndodhin në lojë, secili ka të drejtë të mendojë atë që dëshiron. Nëse adrenalina që na zemëron gjithashtu na ndihmon të fitojmë ndeshjet siç bëmë sonte, atëherë është e mirëseardhur!”, potencoi Onana.

Gazetarët e Amazon Prime Italia që ishin në fushë shpjeguan se mosmarrëveshja filloi kur Onana po protestonte me gjyqtarin, Dzeko i kërkoi atij të heshtte dhe të kthehej në portën e tij për të rifilluar lojën, dhe portieri reagoi me zemërim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori