LAJMI I FUNDIT:

Olympiacos eliminon Milanin nga Liga e Evropës

Olympiacos eliminon Milanin nga Liga e Evropës

Milan ka pësuar humbje në kuadër të Ligës së Evropës dhe nuk ka arritur të siguroj një biletë për në fazën e pas grupeve të kësaj gare evropiane.

Kuqezinjtë pësuan humbje si mysafirë në stadiumin Georgios Karaiskakis kundër Olympiacosit me rezultat 3-1.


Gjatë gjithë ndeshjes vendasit ishin më të mirë në fushë, por që nuk arritën të realizojnë më tepër se një gol, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për të eliminuar gjigantin italian, pasi që në takimin e parë kishin humbur me dy gola diferencë.

Në fakt, rastet më të mira për shënim i patën të besuarit e Gennaro Gattusos, Higuain dhe Bakayoko, të cilët brenda 60 sekondave shpërdoruan rastet në të 18 minutë.

Konstantinos Fortounis një minutë para përfundimit të pjesës së parë për pak sa nuk shënoi gol nga gjuajtja e lirë, por Pepe Reina nuk lejoj të mposhtet porta e italianëve.

Pape Abou Cisse i solli epërsinë e parë skuadrës greke në të 60 minutë pasi brenda zonës së rreptësisë goditi topin me kokë.

Cristian Zapata njëzet minuta para se të kryhet ndeshja i solli epërsinë e dyfishtë vendasve pasi realizoi gol në portën e vetë.

Po i njëjti lojtar, dy minuta më vonë shënoi gol kundër grekëve, kur e goditi topin me kokë pas harkimit nga vija këndore të Calhanoglut.

Atë që nuk e bë në 45 minutshin e parë Fortounis, arriti ta bënte në të dytim Ai realizoi golin e kualifikimit në të 81 minutë nga pika e bardhë. Paraprakisht, Ignazio Abate preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, me ç’rast gjyqtari kryesor tregoi në pikën e bardhë.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste dhe gola, kështu që vendasit triumfuan me rezultat 3-1.

Pas kësaj, Milan dhe Olympiacos kanë pikë të barabarta, por në saje gol dallimit më të mirë, grekët e gjetën veten në fazën e mëtejme të Ligës së Evropës. /Telegrafi/