LAJMI I FUNDIT:

Olivia Rodrigo përjeton një moment të sikletshëm pas “Grammy Awards” – një nga trofetë i bie nga dora dhe thyhet

Olivia Rodrigo përjeton një moment të sikletshëm pas “Grammy Awards” – një nga trofetë i bie nga dora dhe thyhet

Olivia Rodrigo u përpoq të balanconte tre trofetë e saj “Grammy” në prapaskenë në shfaqjen e çmimeve të së dielës mbrëma (3 prill), por njëri prej tyre iu thye, ashtu siç i kishte ndodhur idhullit të saj Taylor Swift 12 vjet më parë.

Pasi trofeu ra në dysheme dhe u këput në dysh, 19-vjeçarja qëndroi aty, me dy gramafonët e tjerë në dorë, me një pamje të tronditur në fytyrë.


Një fotograf u përpoq të qetësonte Rodrigon duke thënë: “Nuk ka gjë” përpara se të shtonte me shaka: “Ne thjesht do ta vendosim në faturën tuaj” në një video të postuar në Twitter nga Variety.

Foto: Getty Images

Fatmirësisht, një asistent erdhi për të shpëtuar dhe përkohësisht e vendosi trofeun përsëri së bashku, në mënyrë që këngëtarja e “Good 4 U” të mund të përfundonte fotot me çmimin e saj për “Artistja e re më të mirë”, “Albumin më të mirë pop vokal” dhe “Performancën më të mirë solo pop”.

E njëjta gjë ndodhi me Sëift-in në Grammy 2010, atëherë 20 vjeçe ra aksidentalisht dhe theu një nga katër çmimet e saj në prapaskenë dhe kishte nevojë për ndihmë për ta bashkuar atë.

Foto: Getty Images

Rodrigo ka përmendur prej kohësh Sëift, tani 32 vjeçe, si një nga ndikimet më të mëdha në karrierën e saj muzikore, shkruan PageSix.

Të dyja më në fund ranë në kontakt pas ngritjes së famshme të yllit të “High School Musical: The Musical: The Series” vitin e kaluar.

Rodrigo tha për Billboard se këngëtarja “All Too Well” i kishte dërguar asaj një shënim për ta uruar për suksesin e saj.

Dukjet më të mira në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”
Lexo po ashtu Dukjet më të mira në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”

“Nuk dua të zbuloj shumë sepse është vërtet e ëmbël dhe personale, por ajo flet shumë për mënyrën se si, mendoj, ju e bëni vetë fatin tuaj në botë”, tha adoleshenti për revistën në maj 2021.

Foto: Getty Images

Po atë muaj, Rodrigo dhe Swift u bashkuan personalisht në “Brit Awards 2021” dhe pozuan së bashku.

Shfaqja e çmimeve të së dielës shënoi paraqitjen e parë të aktores në Grammy. Përveç marrjes së tre trofeve në shtëpi, ajo performoi këngën që nisi të gjitha, “Drivers License”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori