LAJMI I FUNDIT:

Oklahoma ia ndalon yllit spanjoll të paraqitet për kombëtaren në fazën post-grupore të Eurobasketit

Oklahoma ia ndalon yllit spanjoll të paraqitet për kombëtaren në fazën post-grupore të Eurobasketit

Kombëtarja e basketbollit të Spanjës ka mbetur pa një nga yjet dhe lojtarin më të rëndësishëm të ekipit.

Alex Abrines do të largohet nga skuadra dhe nuk do të jetë në dispozicion të Sergio Scariolës për fazën e pas grupeve të kampionatit evropian të basketbollit.


Klubi i basketbollistit, Oklahoma City Thunders, ia ka ndaluar lojtarit që të luajë në fazën finale të Eurobasketit.

Në ndeshjen e parë, Abrines pësoi lëndim kundër Malit të Zi, ku shënoi 7 pikë për 15 minuta.

Përfundon faza e grupeve të Eurobasketit, tashmë dihen Top 16 finalistët
Lexo po ashtu Përfundon faza e grupeve të Eurobasketit, tashmë dihen Top 16 finalistët

Pas kësaj, në katër ndeshjet e mbetura që spanjollët i fituan, Abrines më nuk luajti.

Mjekët e kombëtares spanjolle u përpoqën ta raftësojnë atë për vazhdimin e garës, por ekipi i NBA-së i ka bërë presion Spanjës duke mos e lejuar që të paraqitej më në kampionatin evropian.

Ndryshe, Spanja do të ballafaqohet në fazën e ardhshme me njërin prej organizatorëve të kampionatit, Turqisë. /Telegrafi/