LAJMI I FUNDIT:

Përfundon faza e grupeve të Eurobasketit, tashmë dihen Top 16 finalistët

Përfundon faza e grupeve të Eurobasketit, tashmë dihen Top 16 finalistët

Kanë përfunduar ndeshjet e grupeve të kampionateve evropiane të basketbollit, i cili këtë vit po mbahet në katër shtete të ndryshme të kontinentit tonë.

Tashmë dihen 16 çiftet që do të luftojnë për kurorën e mbretëreshës së Evropës.


Padyshim që një ndër ndeshjet kryesore do të jetë mes dy rivalëve të vjetër, Gjermanisë dhe Francës.

Kampioni dhe kombëtarja që nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani, Spanja do të takohet me një ndër mikpritësit, Turqinë.

Gjithashtu edhe një takim i forte pritet të jetë edhe ai mes të Lituanisë dhe Greqisë.

Ndryshe, kampionati i sivjetmë po mbahet në Rumani, Turqi, Finlandë dhe Izrael. /Telegrafi/

Çiftet:
Spanja – Turqia
Kroacia – Rusia
Serbia – Hungaria
Letonia – Malin e Zi
Sllovenia – Ukraina
Finlanda – Italia
Lituania – Greqia
Gjermania – Franca