LAJMI I FUNDIT:

Odysseus shfaqet duke prekur Hënën

Odysseus shfaqet duke prekur Hënën

Janë publikuar imazhe të reja të zbarkuesit, Odysseus duke u ulur në Hënë.

Fotot së bashku me një sasi të madhe të dhënash, janë shkarkuar vetëm disa orë para se të binte nata në polin jugor të Hënës.


Kompania amerikane që qëndron pas misionit, Intuitive Machines, tha se tani do të jetë e mundur të realizohet ulja përsëri, për të kuptuar se si Odysseus u ndal. Por, e panjohur mbetet nëse bateritë dhe pajisjet elektronike do mund t’i mbijetojnë temperaturave nën -200 gradë Celsius.

Imazhet e para të marra tregojnë se landeri u rrëzua, dhe se të paktën një nga këmbët e tij është thyer, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Intuitive Machines u pagua 118 milionë dollarë (108,827,860 euro) nga NASA për t’i dërguar gjashtë instrumente shkencore në Hënë. Tashmë funksional në sipërfaqen hënore është një instrument i njohur si fener navigimi, i cili pritet të ndihmojë me uljet e ardhshme të anijeve.

Kompania amerikane ka qenë nën presion për të shpjeguar pse ulja nuk ishte e përsosur.

“Ne kishim në plan për të përfunduar këtë mision në kohën që duhet për të marrë një diplomë universitare. Por, ky mjedis tepër i kufizuar erdhi me risi dhe ky ishte fluturimi ynë i parë i këtij automjeti”, tha bashkëthemeluesi i kompanisë, Steve Altemus.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Intuitive Machines dhe NASA dhanë një vlerësim optimist për misionin e deritanishëm.

Bëhet e ditur se, kompania po planifikon një mision të dytë më vonë këtë vit, gjatë së cilit një anije do të fluturojë në kratere ku shkencëtarët besojnë se mund të ketë sasi të mëdha akulli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori