LAJMI I FUNDIT:

Odegaard huazohet në Gjermani

Odegaard huazohet në Gjermani

Sulmuesi i talentuar norvegjez, Martin Odegaard pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Odegaard iu bashkua gjigantit spanjoll nga Stromgodseti i Norvegjisë por nuk ka arritur të luaj mjaftueshëm në ekipin e parë.

Kësisoj kampionët e Evropës, Real Madrid kanë vendosur ta huazojnë atë për të fituar përvojë.


Është skuadra gjermane Bayer Leverkusen që ka shprehur interesimin për huazimin e lojtarit.

17-vjeçari pritet të vendosë gjatë ditëve në vijim nëse do t’i bashkohet Leverkusenit në Bundesliga apo do të mbetet në Madrid. /Telegrafi/