LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja: Pandemia COVID-19 do të vihet nën kontroll brenda dy vjetëve

OBSH-ja: Pandemia COVID-19 do të vihet nën kontroll brenda dy vjetëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk e di se kur do të përfundojë pandemia, por supozon se coronavirusi do të vihet nën kontroll brenda dy viteve.

Tass shkruan se sot shënohen saktësisht gjashtë muaj që kur OBSH-ja shpalli pandeminë, megjithëse fillimisht organizata e konsideroi shfaqjen e coronavirusit një pandemi me disa vatra.

“Nga kjo pikëpamje, nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia, por ekziston një mundësi që me përpjekjet globale dhe teknologjinë moderne, ajo të vihet nën kontroll për disa vjet”, njoftoi OBSH-ja, transmeton Telegrafi.

Organizata theksoi më tej se shtetet duhet të përqendrohen në katër përparësi – parandalimin e intensifikimit të virusit, fuqizimin e njerëzve për të mbrojtur veten, bazat e shëndetit publik dhe mbrojtjen e të prekshmeve, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

OBSH-ja pretendon se gjashtë muaj pas shpalljes së pandemisë, coronavirusi nuk u bë më pak ngjitës.

Antonio Guterres kërkon edhe 35 miliardë dollarë për programin kundër COVID-19
Lexo po ashtu Antonio Guterres kërkon edhe 35 miliardë dollarë për programin kundër COVID-19

Sipas statistikave të fundit, më shumë se 27.8 milionë njerëz në të gjithë botën janë të infektuar mevirus, ndërsa më shumë se 903 mijë njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit.

Ndryshe, OBSH-ja pohoi se megjithëse COVID-19 është i ri, tashmë dihet shumë për të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori