LAJMI I FUNDIT:

Antonio Guterres kërkon edhe 35 miliardë dollarë për programin kundër COVID-19

Antonio Guterres kërkon edhe 35 miliardë dollarë për programin kundër COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka kërkuar 35 miliardë dollarë të tjerë, përfshirë 15 miliardë gjatë tre muajve të ardhshëm, për programin “ACT Accelerator” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili mbështet zhvillimin, trajtimin dhe diagnostikimin e COVID-19.

Tre miliardë dollarë janë mbledhur deri më tani, tha Guterres në një ngjarje të transmetuar në internet të enjten, duke e quajtur atë “financim të farës”, e cila është më pak se 10 për qind e shumës që OBSH-së i duhen për një program të quajtur zyrtarisht “Access to COVID-19 Tools (ACT) Accelerator”.


Mbështetja financiare deri më tani ka mbetur prapa synimeve të qeverive, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, janë duke përfunduar marrëveshje dypalëshe të vaksinave, duke bërë që Guterres dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus t’u bëjnë thirrje shteteve për të dhënë kontribute më të mëdha.

“Na duhen 35 miliardë të tjerë tani”, tha Guterres duke shtuar se “Ne me të vërtetë kemi nevojë për shkak të këtyre numrave. Pa një shtesë prej 15 miliardë dollarësh gjatë tre muajve të ardhshëm, me të filluar menjëherë, ne do ta humbasim atë mundësi”, tha ai.

Ndryshe, 27.9 milionë njerëz në nivel global janë infektuar me coronavirus gjersa kanë vdekur 904 mijë persona. /Telegrafi/