LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja: Coronavirusin do ta trajtojmë si një sëmundje sezonale

OBSH-ja: Coronavirusin do ta trajtojmë si një sëmundje sezonale

Coronavirusi do të jetë i krahasueshëm me gripin sezonal, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila shpreson të ulë më tej nivelin e paralajmërimit për sëmundjen këtë vit.

“Mendoj se po arrijmë në pikën ku mund ta trajtojmë coronavirusin në të njëjtën mënyrë si gripin sezonal, i cili është një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vazhdojë të shkaktojë vdekje, por që nuk do të ngarkojë shoqërinë tonë dhe sistemet shëndetësore”, tha kreu i OBSH-së për gjendje të jashtëzakonshme, Michael Ryan.


Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në të njëjtën adresim se është shumë i kënaqur që për herë të parë numri javor i vdekjeve në një muaj është më i ulët se kur ai shfrytëzoi për herë të parë termin “pandemi” në vitin 2020.

Të gjitha lajmet rreth coronavirusit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth coronavirusit

“Ne jemi sigurisht në një pozicion shumë më të mirë sot se në çdo kohë gjatë pandemisë”, tha Ghebreyesus, raporton euronews.

Bota nuk e mori seriozisht kërcënimin e COVID-19 derisa kreu i OBSH-së shpalli një pandemi në muajin mars të vitit 2020.

“Ne shpallëm një emergjencë globale shëndetësore për të inkurajuar vendet të veprojnë me vendosmëri, por jo të gjithë e kanë bërë këtë”, shtoi Ghebreyesus.

“Tre vjet më vonë kemi gati shtatë milionë vdekje shkaku i coronavirusit, megjithëse e dimë që numri aktual i vdekjeve është më i lartë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori