LAJMI I FUNDIT:

Observatori i njohur CIES zbulon listën me nga 10 lojtarët më të mirë në secilën pozitë për vitin 2018 – Messi, Ronaldo, Eriksen e Koulibaly prijnë në pozitat e tyre

Observatori i njohur CIES zbulon listën me nga 10 lojtarët më të mirë në secilën pozitë për vitin 2018 – Messi, Ronaldo, Eriksen e Koulibaly prijnë në pozitat e tyre

Tani, tre muaj të kaluara në vitin kalendarik 2018, është koha për të parë se cilët yje kanë kryer më të mirën në punën e tyre, duke bërë paraqitje të larta.

Observatori i njohur i futbollit CIES ka përpiluar një listë me nga dhjetë lojtarët kryesorë në çdo pozitë në ligat e mëdha të Evropës.


Ky observator ka ranguar portierët më të mirë, qendërmbrojtësit, mbrojtësit e krahut, mesfushorët mbrojtës, mesfushorët krijues, anësorët e sulmit dhe qendërsulmuesit.

Cristiano vs Messi: Gara finale për tu mbajtur përgjithmonë në mend si pjesë e historisë
Lexo po ashtu Cristiano vs Messi: Gara finale për tu mbajtur përgjithmonë në mend si pjesë e historisë

Sipas studimit të CIES, portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris është portieri më i mirë në Evropë deri më tani në vitin 2018, me një rezultat prej 84.1 nga 100 duke lënë mbrapa emra si Gianluigi Donnarumma, Jan Oblak e Alisson Becker.

Ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly është qendërmbrojtësi numër 1 në Evropë, sipas CIES, ndërsa pas tij renditen emra si Gerard Pique, Georgio Chiellini e Nicolas Otamendi.

Në pozitën e mbrojtësve të krahut befason Mario Rui i Napolit, duke lënë pas vetes me paraqitje lojtarë si Dani Carvajal, Jordi Alba, Kyle Walker e Dani Alves.

Gjermani i Real Madridit, Toni Kroos kryeson rrugën kur bëhet fjalë për mesfushorët me tipare mbrojtëse në 2018 – duke zhvendosur më poshtë Mousa Dembelen, Ivan Rakiticin, Lucas Biglian e Sergio Busquetsin.

Kur është fjala për mesfushorët me tipare krijuese dhe organizuese, Christian Eriksen është më i miri në Evropë në vitin 2018, me një vlerësim prej 89.9, ndërsa pas tij vijnë emra të njohur si Kevin de Bruyne, Marek Hamsik dhe Dele Alli.

Mohamed Salah ka shkëlqyer këtë sezon, por studimi i bërë e ka vendosur Lionel Messin në pozitën e parë për anësorët e sulmit, ndërsa pas dyshes gjenden edhe Heong-Min Son, Philippe Coutinho e Cengiz Under.

Kur është fjala për sulmuesit, Cristiano Ronaldo ka kapërcyer fillimin e tij të ndërlikuar të sezonit për të pasur paraqitje fenomenale në vitin 2018 dhe duke u renditur më lartë sesa Harry Kane, Sergio Aguero, Gonzalo Higuian e Luis Suarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori